E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emerimet në QSUT, nga 58 shërbime, 10 janë të rinj

Në 58 shërbime të QSUT, vetëm 10 shefa të rinjë kanë zëvëndësuar drejtuesit e vjetër në këtë qëndër spitalore. Ligji i arsimit të lartë, i miratuar vitin e kaluar, përcakton se drejtusit e shërbimeve në QSUT, që zgjidhen nga konkursi, do të kënë edhe të drejtën e mësimdhënies në Fakultetin e Mjekësisë. Në këtë rast, edhe këta të rinjë, pavarësisht se nuk kanë eksperienca në mësimdhënie do të emerohen pedagogë. Dhori Kule, rektori i Universitetit të Tiranës, duke bërë çertifikimin e shefave të shërbimit tha se konkursi është bërë i hapur dhe ka mirëpritur të gjitha kandidaturat.
 

Ndërsa këta drejtues të shërbimeve morën të drejtën e ushtrimit të posteve, një prej speciliteteve të Pediatrisë dhe ai i shërbimit të Reumatologjisë të QSUT, janë pa drejtues sherbimesh. Kandidatët kanë dalë në balotazh dhe do të bëhet rivotim.
 

Edhe pse përzgjdhja e shefave të shërbimeve u bë ndyshe nga vitet e kaluara, për rektorin është parë si i frytshëm por realisht duket se nuk solli ndonjë ndryshim. Drejtues të rinjë janë përzgjedhur pak dhe kjo listë kryesohet nga ata mjekë që kanë drejtuar gjatë shërbimet në QSUT.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›