Rihanna, femra e vitit

Nga Express më 27 korrik 2011 në ora 20:30
Rihanna është femra e vitit sipas edicionit italian të revistës ‘Vogue’.
Cmimi i revistës i është dhënë këngëtares jo vetëm për karrierën e saj të suksesshme në muzikë, por edhe për vlerat humane.
Vajza nga Barbados ka marrë pjesë në shumë projekte bamirësie gjatë këtij viti dhe është vlerësuar gjithashtu për kapërcimin e shumë problemeve në jetën e saj, siç janë marrëdhënia e vështirë me Chris Brown dhe me babain e saj, Ronald Fenty.
“Rihanna është mbretëresha e popit. Ka arritur të ketë sukses në karrierën e saj pavarësisht problemeve në jetën private”, shkruan ‘Vogue’. /tch/