E Diel, 1 Nëntor 2026

Robert Fico, kryeministri i ri i Sllovakisë

Lajmi bëhet i ditur nga një gazetar i cituar nga “AFP”-ja, sipas të cilit, Presidenti i Sllovakisë, Ivan Gasparoviç, emëroi sot kryeministrin e ri.

Socialdemokrati Fico, një ish-komunist, 47 vjeç, kishte mbajtur më parë këtë post gjatë periudhës 2006-2010.
Për herë të parë, që nga pavarësia e Sllovakisë në vitin 1993, kabineti mund të formohet nga një parti e vetme, falë fitores së saj dërrmuese në zgjedhje.
     
Fuqimisht i mbështetur me 83 nga 150 anëtarë të parlamentit njëdhomësh të Sllovakisë, qeveria e Ficos përfshin 14 ministra, tre prej të cilëve janë ekspertë./Start/    

                                                                                             2012-04-04 17:03
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›