E Diel, 1 Nëntor 2026

Emërimi i gjyqtarëve, Nishani: Duhet të jetë proces sa më transparent

nishani-kldTiranë- Këshilli i Lartë i Drejtësisë u mblodh paraditen e sotme për të diskutuar mbi emërimin e gjyqtarëve në Gjykatën Administrative. Kreu i saj, Bujar Nishani, u shpreh se duhet të ketë sa më shumë transparencë për opininin publik në të gjithë procesin e emërimit.

Në vijimin e një procesi transparent duhet të përcaktojmë qartësisht jo vetëm për gjyqtarët, por edhe për opinionin publik të gjitha procedurat e emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Administrative,- tha kreu i shtetit.

Një tjetër çështje që po diskutohet në takimin e sotëm janë vendet vakante për kandidatët magjistratë për shkollën e Magjistraturës për vitin që vjen akademik. Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, tha se vitin që vjen pritet të dalin 8-10 gjyqtarë të rinj, ndërsa theksoi se qëllimi i magjistraturës është trajnimi mprofesional dhe jo thjesht nxjerrja e gjyqtarëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›