E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anulohet gjoba ndaj CEZ-it, viktima në kabinën elektrike punoi pa autorizim

kabina-a—-Nga Dorina Bilbili—-

Tiranë- Një faturues i CEZ Shpërndarje humbi jetën në një kabinë elektrike, por gjykata rrëzoi gjobën prej 500 mijë lekësh të vendosur nga Inspektoriati Qendror Teknik ndaj kompanise për shkelje të sigurisës teknike në kabinë sepse vërtetoi se punonjësi i ndjerë kishte vepruar pa autorizimin e CEZ-it. 

Ismail Shehu ishte i punësuar pranë CEZ-it dhe kryente detyrën e lexues-faturuesit dhe veç kësaj detyre, sipas kompanisë, nuk ka kryer dhe nuk i është këkruar të kryejë asnjë detyrë tjetër.

Por nga ana tjetër inspektorët e IQT-së thanë se është shkelur Rregullorja e Sigurimit Teknik prej CEZ Shpërndarje sh.a. CEZ-i argumentoi që provimi kualifikues nuk duhet të kryhej për punën që kryente viktima pranë tyre. Ndaj aksidenti me pasojë vdekjen nuk ka ardhur për faj të CEZ-it dhe se kabina në të cilën ka ndodhur aksidenti është ndërtuar konform standartëve të sigurisë.

CEZ-i shpreh shqetësimin se në objekt, edhe pse janë vendosur tabela paralajmëruese për rrezik nga tensioni, ato janë vjedhur vazhdimisht.

Sipas ekspertimit të CEZ-it, është përcaktuar që shkaku kryesor i ndodhjes së aksidentit është veprimi i gabuar i vetë viktimës për ndërhyrje në impiantin elektrik kabina Nange-4 i paautorizuar dhe pa qenë në dijeni të rrezikut elektrik, duke ndërmarrë veprime të tilla pa asnjë masë sigurie. Pra viktima Ismail Shehu nuk ishte person i cili kishte njohuri elektrike të mjaftueshme dhe mbi këtë bazë ti lejoheshin veprimet e punës viktimës.

Nga sa sipër sipas CEZ-it konstatohet lehtësisht që shkaku determinant i vdekjes së viktimës Ismail Shehu ka qenë pakujdesia e tij në formën e neglizhencës apo e vetbesimit të tepruar.

Viktima jo vetëm që nuk ka pasur asnjë ankesë prej banorëve, të cilët furnizoheshin me energji elektrike nga kjo kabinë Nange-4 për nivelet jo normale të furnizimit, me energji dhe as paditesi CEZ Shpërndarje sh.a nuk i ka kërkuar viktimës të kryente ndërhyrje apo punime në impiantin elektrik kabina Nange-4,-argumentoi CEZ-i në gjykatë.

Gjykata pas shqyrtimit të provave dha verdiktin se shkaku kryesor i ndodhjes së aksidentit është veprimi i gabuar i vetë viktimës për ndërhyrje në impiantin elektrik kabina Nange-4 i paautorizuar dhe pa qenë në dijeni të rrezikut elektrik, duke ndërmarrë veprime të tilla pa asnjë masë sigurie, kësisoj duke anulluar gjobën ndaj CEZ-it.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›