Berisha inauguron rrugën Llongo-Koshovicë: Minoritetit grek, edhe librat do ua japë qeveria
TIRANË - Kryeministri Sali Berisha inauguroi rrugën Llongo-Koshovicë me gjatësi 5.3 km dhe 85 milion lekë, e cila lidh Qendren e Llongos me Koshovicën.
Kjo rrugë është financim i OFID dhe qeverisë shqiptare. Gjithashtu pjesë e këtij investimi ka qenë një segment prej 270 m që lidh fshatin Koshovicë me piken kufitare me Greqinë duke ditur që në perspektive do të ketë një pikë kufitare palën greke.
Pas rikonstruksionit të plotë rruga është e pajisur me të gjithë infrastrukturën e nevojshme inxhinierike, me shtresat asfaltike, muret mbajtës, bordura bankinat anësore si dhe sinjalistika horizontale dhe vertikale. Pjesë e këtij investimi kanë qenë edhe rikonstruksioni dhe zgjerimi i tre urave të vogla që ndodhen në aksin e rrugës.
Investime
Pasi inauguroi rrugën Llongo-Koshovicë me gjatësi 5.3 km dhe investim me 85 milion lekë, Berisha deklaroi para pjesmarrësve ssimpatinë për minoritetin grek në Shqipëri. Madje kreu i qeverisë theksoi se ka dashur shumë të mësojë dhe greqishten, por nuk e mësoi dot kurrë. “Nëse do dija greqisht, do t’ju flisja në gjuhën tuaj”, u shpreh kryeministri.
Ai garantoi se qeveria nuk do të vijojë projektet e investimet në zonën e minoritetit grek, njëlloj si në gjithë trevat shqiptare.
“Do të ndërtojmë cdo km rrugë aty ku jeni ju, aty ku ju punoni
ju jeni në fshatrat tuaja, por detyra juaj është që t’ju ofrojmë infrastrukturën e njëjtë me qytetin, shkollën do e keni njëlloj me qytetin dhe të gjitha shërbimet. Koshovica me këtë rrugë nuk është më ajo që ishte.
Bija dhe bij tuaja janë në Greqi shumë prej tyre punojnë në bujqësi, ju bëj thirrje të vijën të aplikojnë e t’i financojmë. Ju garantoj se do bëjmë gjithçka sic bëmë rrugë, t’ju sigurojmë vaditjen.
Do bëj gjithçka që të drejtat tuaja të materializohen plotësisht, kaluam vendimin për librat në greqisht, do t’i shtypë qeveria të gjitha, pavarësisht kostos, do keni librat më të mirë”.
(BalkanWeb)