Dropull, Berisha: Meta iku sepse donte karrigen time. Dule njeri i pazareve
GJIROKASTËR-Kryeministri Sali Berisha bëri një sërë deklaratash sot nga zona ku jeton minoriteti grek, duke shigjetuar kreun e LSI, kreun e PBDNJ dhe kryeopozitarin, Edi Rama.
Pasi inauguroi rrugën Llongo-Koshovicë me gjatësi 5.3 km dhe investim me 85 milion lekë, Berisha deklaroi para pjesmarrësve simpatinë për minoritetin grek në Shqipëri. Madje kreu i qeverisë theksoi se ka dashur shumë të flasë dhe greqishten, por nuk e mësoi dot kurrë. “Nëse do dija greqisht, do t’ju flisja në gjuhën tuaj”, u shpreh kryeministri.
Sipas Berishës, kreu i LSI i kishte qëllimet e qarta kur u largua nga qeverisja demokratike.
“Dy fjalë do them meqë jemi në zgjedhje. Këta të quajturit opozitarë që cdo gjë tjetër janë, por opozitarë nuk janë sepse z Rama ka qenë 11 vjet personi i dytë më i rëndësishëm në fuqinë ekzekutive të vendit, kryebashkiak i Tiranës, Ilir Meta qëndroi 4 vjet si zv kryeministrit e ministër dhe iku me qëllimin e vetëm që ose që të marrë kreun e PS, ose karrigen time që s’do e marrë kurrë. Kjo është e vërteta, këta të freskët opozitarë këta janë. Por, janë sjellë në mënyrë jo normale ndaj minoritetit, sepse kanë mbajtur një qëndrim jo dinjiotiz”.
Më tej Berisha iu referua kreut të PBDNJ, z Vangjel Dule si njeri i pazareve ndërsa ftoi minoritetin grek, të votojë Spiro Kserën në këto zgjedhje parlamentare.
“Marr partinë e z Vangjel Dule, kam pasur gjithmonë respekt, por pazaret që bën janë tërësisht të padenja. Kishte një zotëri brenda në KQZ, Jani Jani, i bënte nder komisionit, ishte përfaqësues i juaj, por e detyruan, e terrorizuan për pazaret që bënë me Ramën dhe Rama i gënjeu, por Jani u nxorr nga KQZ. Pastaj sollën Nacin, por ju garantoj se Naci nuk e ka mëndjen tek minoritarë, por e ka tek nafta”.
“Vangjel Tavon e futi Rama në listën e zezë. Rama i thotë Metës, Luan Rama, Ylli Manjani, zor se kandidojnë me listat e PS. Ju keni një bir tuajin këtu, ministri Ksera, i ndershëm dhe i pamposhtuar, atë votojeni”.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Berisha inauguron rrugën Llongo-Koshovicë në Gjirokastër