E Diel, 1 Nëntor 2026

Emërimi i kreut të flotës detare, PS akuzon për puç Imamin

Opozita vë nën akuzë ministrin e mbrojtes për puç intitucional dhe shkelje të Kushtetutës për emërimin e komandantit të flotës detare shqiptare.

Në emër të socialistëve, deputeti Pirro Lutaj ka paraqitur në Komisionin e Sigurisë një vendim të ministrit të mbrotjes për të caktuar në këtë detyrë Ferdinand Kreshpën, e që sipas tyre përbën shkelje të Kushtetutës e cila ia jep këtë të drejtë vetëm Presidentit të Republikës.
 

Por sipas ministrisë së mbrojtes procedura kalon për dekretim tek presidenti në rast se komandati ka gradën gjeneral. Në rastin konkret për forcat detare mungon një gradë e tij dhe sipas ligjit të autoritetit të komandimit të emërohet një kolonel bazuar në një traditë të gjatë që ka ndjekur ministria e mbrojtjes për këtë komandë.
 

Ndërkaq opozita ka reaguar edhe për refuzimin e mazhorancës për të hequr moratoriumin e skafeve duke e cilësuar këtë si dështim të qeverisë për të luftuar trafikun ilegal.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›