E Diel, 1 Nëntor 2026

PDIU: Zyrtari grek ndërhyri në punët e brendshme, në prani të mazhorancës dhe opozitës

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi

Partia e çamëve kanë reaguar lidhur me deklaratën e pak ditëve më parë të zv.ministrit të Jashtëm të Greqisë Dimitris Dollis. Në fjalën e mbajtur me rastin e 20-vjetorit të themelit të PBDNJ-së, Dolis sulmoi partitë nacionaliste duke thënë se ushtruan presion mbi minoritetet gjatë Censusit.

PDIU i ka cilësuar të papranueshme këtë deklaratë pasi konsiderohet ndërhyrje në çështje të brendshme të Shqipërisë.

Këto deklarata janë të papranueshme, aq më shumë kur bëhen në prani të përfaqësuesve të lartë të mazhorancës dhe të opozitës, thuhet në reagimin e PDIU-së.

Partia e çamëve ka nënvizuar se zyrtarët e shtetit grekë janë të fundit që mund të akuzojnë PDIU-në për qëndrime shoviniste pasi sipas saj këta zyrtarë, që nëpërmjet vizave, pensioneve dhe dokumenteve të leje-qëndrimit, kanë abuzuar me kombin tonë, duke stisur statistika të rreme.

Në fund PDIU ripërsërit thirrjen ndaj INSTAT për publikimin e të dhënave të kombësisë së Censusit duke ndaluar çdo formë abuzimi. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›