PS: Po vonohet ligji për transmetimet analoge dhe dixhitale

Opozita ka ngritur shqetësimin e vonesës së projektligjit për median dhe kalimin e trasmetive nga analoge në dixhitale.
Sipas kryetares së Komisionit të Medias Valentina Leskaj vonesa e miratimit të ligjit nuk mund të justifikohet vetëm me faktin e përmirësimit të disa neneve.
I thirrur për të raportuar për këtë çështje ministri i inovacionit dhe teknologjisë Genc Pollo premtoi se brenda këtij muaji çështja do të mbyllet dhe do të miratohet në qeveri.
Komisioni i medias miratoi gjithashtu edhe projektrezolutën për veprimtarinë e KKRT-së.