Raporterët e KiE takim me kreun e PS, Edi Rama
Në kuadër të axhendës së takimeve në Tiranë, dy raporterët e Asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës po zhvillojnë një takim me kryesocialistin, Edi Rama.
Gjatë paradites, Tomas Jirsa dhe Grigore Petrenco takuan delegacionin shqiptar në KiE, ku u njohën me situatën politike në vend.
Gjatë qëndrimit në Tiranë, ata do të kenë takime me presidentin Bamir Topi, Kryeministrin Sali Berisha, ministrin e drejtësisë Eduard Halimi, krerët e partive politike, anëtarët e komisionit hetimor për 21 janarin, komisionin zgjedhor, kryeprokurorren Ina Rama si edhe përafqësues të shoqërisë civile dhe ambasadorë.
Qëllimi i vizitës së tyre është monitorimi i detyrimeve dhe angazhimeve të Shqipërisë për integrimin në BE.
Bisedimet do të fokusohen kryesisht në reformat parlamentare dhe zgjedhore, luftën kundër korrupsionit, procesin për zgjedhjen e presidentit të ri dhe hetimet për ngajrjet e 21 janarit. Pas përfundimit të takimeve, raporterët do të mbajnë nesër pasdite një konferencë për shtyp.