Nabil Elarabi, kryetari i ri i Ligës Arabe

Nga Express më 16 maj 2011 në ora 16:30
Ministri i Jashtëm i Egjiptit, Nabil Elarabi, është konfirmuar si udhëheqësi i ri i Ligës Arabe.
Konfirmimi i tij bëhet vetëm disa orë, para se 22 ministrat e jashtëm të organizatës që ka 22 vende anëtare, të mblidhen që të gjejnë një zëvendësim për ish-ministrin e Jashtëm egjiptian, Amr Musa, i cili ka lënë të kuptohet se ai mund të kandidojë për president të Egjiptit.
Katari e tërhoqi kandidaturën e vet për kreun e ligës, pak para konfirmimit të Elarabit si Sekretar i Përgjithshëm.