E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tevez mund të mbetet në Man City

Nga Express më 16 maj 2011 në ora 17:33

Carlos Tevez ka thënë se mund të mbetet në Manchester City nëse gjen zgjidhje për çështjet familjare. Sulmuesi argjentinas spekulohet me transferim në Itali.

Pasi i ndihmoi skuadrës nga Eastlands të fitojë FA Cup të shtunën, Tevez tha se nuk ka vendosur për largim.

“Familja është prioriteti im. Nuk kam problem me askënd në klub. Të gjithë më trajtojnë mirë. Por, është një çështje që duhet zgjidhur dhe ajo është distanca e largët mes meje dhe familjes time. Kemi edhe dy ndeshje para përfundimit të kampionatit e më pas do të bisedoj me familjen time dhe të gjithë të tjerët. Ende nuk kam vendosur asgjë. Nëse klubi dëshiron që unë të mbetem edhe unë e dua të njëjtën gjë, nëse gjithçka është në rregull për familjen time”, tha Tevez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›