PS: Basha abuzoi, doreheqje
Qeveria "Berisha" ka deformuar qellimisht procedurat e prokurimit publik per tenderin e rruges Durres-Kukes". Kjo ishte akuza e radhes e ardhur nga Partia Socialiste, e cila ne vijim te zbardhjes se raportit te fundit te Kontrollit te Larte te Shtetit per rrugen Durres-Kukes, eshte perqendruar ne nje tjeter fakt, qe ngarkon serish me pergjegjesi ish-ministrin e Transporteve, Lulzim Basha. Konkretisht, sipas socialisteve, "Ecorys Group" paracaktohet te pergatite dokumentet e tenderit, per ndertimin e segmentit Rreshen-Kalimash, duke konfirmuar se eshte partnere e qeverise. Keshtu, dhe gjate dites se djeshme, Partia Socialiste vijoi linjen e saj akuzuese ndaj ministrit te Jashtem, Basha. Nenkryetari i Grupit socialist, Erion Brace, ne komunikimin e tij me mediat u ndal pikerisht ne pjesen e raportit, qe lidhet me perzgjedhjen e konsulentit per rrugen Durres-Kukes, qe eshte firma "Ecoris Group".
Brace vuri ne dukje se "konkluzioni i raportit te KLSH perputhet me ate te eksperteve te FMN-se qe procedurat e ndjekura nga ministri Basha jane ne kundershtim me ligjin. Rregullat baze te prokurimit duhet te ishin rregullat e Bankes Boterore, te BE-se dhe KE-se. Ky konstatim sjell ne vemendje faktin qe ish-ministri i MPPTT-se qellimisht ka deformuar procedurat permes "Ecoris Group" per te shmangur konkurrencen dhe transparencen ne prokurimin publik te kesaj ceshtjeje. Ajo qe mbetet te deklarojme pas raportit te KLSH-se eshte kerkesa jone permanente qe ministri Basha te jape doreheqjen". Nenkryetari i Grupit parlamentar socialist, Brace, sqaroi me tej duke vene ne dukje faktin se gjithe shkelja behej ne favor te kompanise "Bechtel Enka".
"Ish-ministri i Transporteve, Lulzim Basha, ka dhunuar hapur procedurat e tenderit. Pjese e dhunimit, behet edhe qeveria e kryesuar nga Sali Berisha, duke i hapur rruge "Ecorys Group", te behet pjese e tenderit. "Ecorys Group" paracaktohet te pergatite dokumentet e tenderit, duke konfirmuar se eshte partnere e qeverise", ka deklaruar Brace. Per te, kompania "Ecorys Group", eshte perzgjedhur qellimisht, per te shmangur garen dhe per te percaktuar fituesin e tenderit te ndertimit dhe ne kete kendveshtrim, "Ecorys Group" ka mbrojtur interesat e "Bechtel Enka", vecanerisht per cmimet. Madje, duke ironizuar pretendimin e ministrit Basha, sipas te cilit ai ende nuk eshte njohur me kete raport, Brace u shpreh se "i kam marre masat, qe me ane te postes elektronike, t'i ve ne dispozicion Bashes nje kopje te raportit. Me deklarimin e tij, qe Basha tha se do jete drejtesia qe do jap verdiktin, nenkuptoj se ai kerkon nga prokuroria qe ta coje ceshtjen ne gjykate".
Tenderi
"Qeveria e Republikes se Shqiperise, posacerisht ministri i Transporteve i asaj periudhe, Lulzim Basha, ka ndertuar nje proces te tere korruptiv, per sa i perket procedurave te prokurimit publik te ndertimit te rruges Rreshen-Kalimash, duke shmangur garen, duke shmangur konkurrencen dhe duke paracaktuar fituesin per ndertimin e segmentit shume te rendesishem dhe te kushtueshem"
Abuzimi
"Me daten 15.03.2006, Vendimi i Keshillit te Ministrave, nr. 158, tenderi i hapur sipas procedurave te BB-se per projektin e zbatimit dhe dokumentet e tenderit. Me date 9.6.2006, ne perputhje me rregullat e BB-se, Komisioni i Vleresimit te Ofertave, ka kualifikuar 6 kompani te huaja per te vazhduar fazen e metejshme te ketij tenderi. Natyrisht qe mes ketyre kompanive nuk eshte 'Ecorys Group'"
Partneriteti
"Kompania 'Ecorys Group' paracaktohet te pergatite dokumentet e tenderit, duke konfirmuar se eshte partnere e qeverise. Ne vleresimin tone, kompania 'Ecorys Group', eshte perzgjedhur qellimisht, per te shmangur garen dhe per te percaktuar fituesin e tenderit te ndertimit. 'Ecorys Group' ka mbrojtur interesat e 'Bechtel Enka', vecanerisht per cmimet"