E Diel, 1 Nëntor 2026

Emi i akuzuari per vrasje i kerkon falje prinderve te kengetares

Aziz Kelmendi, i dyshuar si personi qe aksidentoi ne 27 shkurt jashte ambienteve te nje lokali nate ne Tirane, kengetaren Emi, kerkoi meshire nga gjykata dhe si dhe i shprehu keqardhje familjareve. Ai i kerkoi ndjese babait dhe vellait te Emit, te cilet ishin te pranishem ne sallen e gjyqit ne Gjykaten e Tiranes. Gjykata pranoi kerkesen e Kelmendit per gjykim te shkurtuar, ndersa prokuroria pas rindertimit te ngjarjes e cilesoi ate si ‘vrasje nga pakujdesia”.

Kodi penal parashikon per kete veper penale nje mase denimi nga gjobe deri ne 6 vite burg. Sipas organit te akuzes, Emi gjeti vdekjen nga hemoragjia ne tru, pasi ishte rrezuar kur qendronte e varur ne xhamin e makines me te cilen po levizte Kelmendi dhe nje shoqeruese e tij.

Gjykata vendosi vecimin e kerkeses civile te familjareve te Emit qe kerkonin demshperblim per ngjarjen. Vendimi per Aziz Kelmendin do te jepet me 14 qershor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›