E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mister origjina e E.Coli. Ulen rastet e te prekurve

Gjermania raporton uljen e rasteve të të prekurve me bakterin vrasës të Esherika Kolit ndërsa mbetet ende mister origjina e epidemisë. Kontrollet më të fundit në Saksoninë e Poshtme e testet në laborator kanë shfajsuar dhe bishtajat e sojës të fermes gjermane. Pas rezultateve negative të testeve mjekësore në një viktimë në Bavari, numri i personave që kanë humbur jetën nga Esherika Koli zbret në 21 në Gjermani, një në Suedi e dy raste të tjera që mbeten ende për tu konfirmuar.

Numri i vendeve të prekura është 13 e kriza e shpërthyer në Gjermani nga  mjekësore rezulton të marrë nuance politike. Polemikat mbi keqmenaxhimin e  emergjencës sipas kritikëve theksojnë të çarën e koordinimit ndërmjet autoritetit lokal e qëndror në sistemin federal.

Por Esherika Koli tani është në fakt dhe një problem europian. Komisionieri i BE-së për shëndetësinë John Dalli, i ka bërë thirrje Gjermanisë të bashkëpunojë me ekspertë të huaj për luftimin e patogjenit. “Për t'i dhënë fund sa më shpejt shpërthimit të sëmundjes së rëndë, duhet të kërkohet mbështetje edhe nga përvoja dhe njohuritë e ekspertëve edhe jashtë Evropës” tha Dalli për gazetën "Die Welt”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›