Megan Foks sërish në “Transformers”
Rritet kurioziteti për kapitullin e dytë të “Transformers” me titull “Revenge of the Fallen”. Dalja e tij është parashikuar të jetë në datën 26 qershor në Shtetet e Bashkuara. Por që tani ka filluar fushata promocionale me një Megan Foks mahnitëse në kopertinën e numrit të revistës “Empire”. Kohët e fundit, aktorja është përfolur tepër nga mediat pas ndarjes me të dashurin Brajan Austin Grin dhe mendohet se po përjeton një lidhje prej pak kohësh me “vampirin” e “Twilight”, Robert Patinson. Por jo vetëm kaq. Prej disa ditësh, në rrjet qarkullojnë fotografi të filmit të ri “Jennifer’s Body” me protagoniste bukuroshen Megan Foks. Filmi mendohet të dalë më 18 shtator dhe është premtuar se do të jetë një sukses i vërtetë në SHBA dhe në mbarë botën. Megan luan rolin e një vampireje në gjueti të djemve të rinj. Rritet në këtë mënyrë dëshira për të parë filmin me në qendër aktoren më seksi të Hollivudit, e cila i ka rrëmbyer tashmë vendin aktores Anxhelina Zholi, ish-seks simboli që tashmë i është përkushtuar familjes dhe partnerit të saj Bred Pit. Në film nuk do të mungojnë skenat e seksit dhe ato nudo.
31 Mars 2009