Gropa karstike, gjeologët: Pa rrezik për banorët
Sipas ekspertëve gjeologë rezulton se gropa vazhdon të jetë në gjendje aktive, por shpejtësia e rritjes së përmasave të saj ka tendenca rënie. Ekspertët i propozojne Ministrisë së Bujqësisë që të financojë mbushjen e saj
ELBASAN- Gropa karstike e hapur një ditë më parë në fshatin Shalës të rrethit të Elbasanit, me diametër 30 metra dhe thellësi prej 100 metrash, nuk përbën rrezik për banorët edhe për rezervuarin e Kashtës, që ndodhet rreth 50 metra larg saj, me kapacitet prej 2.7 milion m3 ujë.
Kështu kanë konfirmuar ekspertë gjeologë për mediat, të cilët kanë bërë studimin urgjent të gropës karstike në fshatin Shalës të qytetit të Elbasanit. Sipas ekspertëve gjeologë rezulton se gropa vazhdon të jetë në gjendje aktive, por shpejtësia e rritjes së përmasave të saj ka tendenca rënie”.
Në kushtet aktuale të zhvillimit të kësaj grope ekspertët i kanë propozuar Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, që të financojë në mënyrë urgjente një projekt për mbushjen e saj.
Gropa të tilla janë hapur në fshatin Shalës edhe më parë, në vitet 1982, 1998 dhe së fundi në vitin 1999, edhe në fshatin Fierzë.
Në të gjithë qarkun e Elbasanit janë mbi 60 rezervuare të mëdhenj dhe rreth 40 të vegjël. Por prej tyre, vetëm pesë janë të paqëndrueshëm, ndaj dhe mbahen nën kontroll të vazhdueshëm nga specialistët.
(d.b/BalkanWeb)