Familja Bin Laden, aksionare në Bankën Islamike në Tiranë
Zbardhen aksionarët e Bankës Islamike UBA, e cila bleu edhe aksionet shtetërore. Vëllai i Osama Bin Ladenit, anëtar i bordit drejtues me mbi 30 për qind të aksioneve
Habjon Hasani
Tiranë - Vëllai i Osama Bin Ladenit, biznesmeni Hayder Bin Laden, është aksionari i dytë më i madh i Bankës së Bashkuar Shqiptare (e njohur dhe si Banka Islamike, UBA). Mesditën e së hënës, ministri i Financave, Ridvan Bode, nënshkroi marrëveshjen e kalimit të aksioneve shtetërore që qeveria kishte në këtë bankë për llogari të aksionarëve privatë të saj. Nga një shqyrtim i praktikës zyrtare të kësaj banke, rezulton se një pjesë e konsiderueshme e aksioneve të saj zotërohen prej anëtarëve më të afërt të terroristit më të kërkuar të botës. Bëhet fjalë për interesat që korporata “Bin Ladin Group” zotëron te Banka Islamike në Tiranë, interesa që rezultojnë se përfaqësohen nga Hayder Bin Laden, një biznesmen shumë i fuqishëm ndërkombëtar, pinjoll i familjes Bin Laden. Por çfarë pjese zotëron familja Bin Laden në Bankën Islamike në Tiranë? Nga praktika ligjore e bankës vërehet se janë gjithsej katër kompani aksionare kryesore në këtë bankë, ku Hayder Bin Laden zotëron aksione në të paktën tri prej tyre.
Aksionet
Aksionarët kryesorë të Bankës Islamike janë: Banka Arabe Islamike (tashmë mban emrin “Shamil Bank”) me 20 për qind, Banka Islamike e Zhvillimit me 55 për qind, kompania “ Dallah Albaraka Holding Co” me 10 për qind, si dhe kompania “Business Focus SDN BHD” me 6.34 për qind. Këto katër sipërmarrje janë aksionarët e Bankës Islamike Shqiptare (UBA) ndërsa praktika zyrtare e këtyre aksionarëve flet për një prezencë të konsiderueshme, në të paktën tri prej tyre, të familjes Bin Laden. Më konkretisht, aksionari “Shamil Bank”, i cili sot rezulton si aksionari më i madh i UBA-së, është një korporatë arabe 24 për qind të së cilës e zotëron biznesmeni Hayder Bin Laden. Kompania tjetër “Dallah Albaraka Holding Co” është një kompani në të cilën gjithashtu familja Bin Laden mund të zotërojë rreth 42 për qind të aksioneve, ndonëse deri sot nuk është shpallur saktësisht sasia e aksioneve që zotëron familja Bin Laden në të. Gjithsesi, në raportet financiare ndërkombëtare, “Dallah Albaraka Holding” konsiderohet si pjesë e “Bin Ladin Group”.
Familja
Përsa i takon aksionarit tjetër “Business Focus SDN BHD” rezulton se është një kompani shumë e fuqishme investimesh në Malajzi ku paketa kryesore e aksioneve kontrollohet sërish nga “Bin Ladin Group”. Për pasojë, është e kuptueshme se Banka Islamike e Shqipërisë (UBA) kontrollohet në një pjesë të mirë të saj nga familja Bin Laden. Madje, vetë vëllai i terroristit më të kërkuar, përveç aksioneve që kontrollon te UBA nëpërmjet firmave dhe bankave të tjera, ka të regjistruara edhe dy aksione direkt në emrin e tij në këtë bankë. Z. Hayder Bin Laden ka qenë administrator i emëruar i UBA-së deri në prill të vitit 2008. Prezenca e familjarëve të Osama Bin Ladenit nuk përbën më ndonjë shkas për alarm, të paktën sot, tetë vjet pas atentateve të 11 shtatorit. Kjo pasi “Bin Ladin Group” është një entitet financiar shumë i fuqishëm në rang global dhe është distancuar me kohë nga veprimet e Osama Bin Laden. Kompanitë dhe bankat e familjarëve dhe farefisit të Osama Bin Laden janë shpesh aksionarë në korporatat më strategjike dhe më të mëdha të SHBA-së apo Anglisë.
Privatizimi, shitja e aksioneve uli kontrollin e Bin Ladenëve mbi bankën
Në Ministrinë e Financave u nënshkrua të hënën me Bankën Islamike për Zhvillim, IDB, marrëveshja për privatizimin e aksioneve, pronë e shtetit shqiptar, të Bankës së Bashkuar të Shqipërisë, UBA. Kalimi i kësaj pakete aksionesh te Banka Islamike për Zhvillim bëri që kontrolli i paketës së aksioneve të kontrollohet nga kjo bankë, ndërsa Hayder bin Laden të jetë tashmë aksioneri i dytë më i madh i UBA-s. Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Financave, z. Ridvan Bode dhe përfaqësuesi i Bankës, z. Azfar Hussain Qarni, drejtor në IDB (Banka Islamike për Zhvillim) dhe parashikon blerjen e aksioneve të shtetit shqiptar prej 40 përqindësh në UBA, nga aksioneri aktual IDB për 8 milionë dollarë. Ministri Bode theksoi se si pjesë e strategjisë së qeverisë në privatizimet në tërësi dhe ato strategjike në veçanti, kjo marrëveshje që u nënshkrua sot konfirmon një tjetër arritje në këtë drejtim, duke privatizuar aksionet me një vlerë prej 3 milionë dollarësh më të lartë se në kohën kur shteti shqiptar ka ofruar këtë pjesëmarrje në vitin 2006. “Ne e konsiderojmë këtë një privatizim të suksesshëm, që konfirmon deklaratat tona se sistemi bankar dhe ekonomia shqiptare janë ende shumë të besueshme në sytë e investitorëve dhe të kompanive të huaja që veprojnë jo vetëm në ekonominë reale, por edhe në sistemin financiar, konkretisht në sistemin bankar”, - tha ministri Bode. Ai falënderoi IDB-në për bashkëpunimin dhe siguroi bankën se qeveria shqiptare do të jetë gjithnjë një partner në mbështetje të kësaj kompanie dhe të të gjitha kompanive që veprojnë në sistemin bankar dhe atë financiar. Marrëveshja u përshëndet edhe nga përfaqësuesi i IDB–së, i cili theksoi se kjo marrëveshje është pjesë e bashkëpunimit të vazhduar me qeverinë shqiptare. IDB është një bankë me qendër në Arabinë Saudite dhe operon në 55 shtete të Europës, Azisë, Afrikës, ka qenë 15 për qind aksionere te UBA, tani bëhet 55 për qind.
Osama, pinjolli që bllokoi për dy vite bizneset e familjes
Që prej vitit 2001 deri në vitin 2003, të gjitha bizneset e familjes Bin Laden kanë qenë objekt ekspertimi dhe investigimi. Gjithçka bëhej për të parandaluar transaksionet apo përfitime të tjera që Osama bin Laden mund të krijonte nëpërmjet rrjetit bankar apo industrial të farefisit të tij. Gjithsesi, sot, në vitin 2009, duket se çdo gjë është stabilizuar dhe se lufta e Osama bin Ladenit ka lidhje veç me emrin e tij, e jo me mbiemrin e familjes. Ajo që dihet sot është se Bin Ladenët zhvillojnë biznes si para 11 shtatorit, ndërsa fati i Osamës është i paqartë. Paraqitja e tij e fundit ishte në një regjistrim audiofonik më 11 mars. Autenticiteti i kësaj kasete është i paprovuar, megjithatë, në këtë mesazh lideri i Al-Kaedës, Osama bin Laden, u bëri thirrje myslimanëve të çlirojnë Irakun e Palestinën, duke e cilësuar ofensivën izraelite në Gaza një holokaust. Rrjeti "Al Xhazira" e publikoi mesazhin zanor, por pa qenë në gjendje të thoshte me siguri nëse zëri ishte i Bin Ladenit. Gjithashtu nuk bëri me dije si e kishte shtënë në dorë regjistrimin. Bin Laden u kërkonte të gjithë myslimanëve të ndihmonin kryengritësit irakianë, në mënyrë që "të mund të mposhtin aleatët e sionistëve" (Shtetet e Bashkuara të Amerikës).
1 Prill 2009