E Diel, 1 Nëntor 2026

Emigrantë kthehen për votime: Shpenzimet na i mbuluan partitë politike

emigrantet-kakavijeKakavijë- Në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit pikat kufitare të vendit kanë njohur një fluks të madh emigrantësh që po kthehen në atdhe për të shprehur vullnetin e tyre vendimmarrës.

Mësohet se mijëra emigrantë shqiptarë po hyjnë në Shqipëri prej pikës kufitare të  Kakavijes. Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 3.000 persona, kurse autoritet thonë se që nga Kakavija të futen 30 mijë emigrantë në orët në vazhdim.

Sipas të dhënave nga pikat doganore fluksi ka nisur që të enjten në mbrëmje. Vetëm gjatë natës së mbrëmshme në Kakavijë kanë mbërritur mbi 50 autobusë më emigrantë shqipatrë.

Udhëtarët kanë deklaruar se udhëtimet e tyre janë mbulaur nga psrtitë poltike në vendin tonë. Ata thonë se kanë udhëtuar me autobusët e vendosur në dispozicion nga dy subjektet e mëdha politike me bileta falas.

Sakaq raporothet se nuk janë evidentuar probleme apo rradhë të gjata në sportelet e pikave kufitare. Mësohet se pala shqiptare është duke punuar me 6 sportele në hyrje dhe 3 në dalje. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›