E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incident në prag të votimeve, eksploziv banesës së kreut të PD Shkodër

policia-shkoderShkodër- Më pak se dy ditë larg ditës së zgjedhjeve një incident ka ndodhur me kreun e PD-së në Shkodër. Sipas policisë së qytetit verior banesës së Astrit Bushatit i është vendosur një sasi lëndëse plasëse në orët e para të së premtes.

Policia tha se lënda plasëse e vendosur në katin e parë të banesës në rikonstruksion nuk ka shkaktuar viktima apo dëme të mëdha materiale.

Në banesën e Bushatit nuk banon njeri sepse po i nënshtrohet rikonstruksionit. Sakaq pas denoncimit uniformat blu kanë nisur hetimet, por ende nuk dihen shkaqet dhe autorët e kësaj ngjarjeje.

Pak orë para kësaj ngjarje kreut të Komunës Postribë iu vu lëndë plasëse në automjetin e tij. Policia vijon hetimet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›