E Diel, 1 Nëntor 2026

Apeli i OSBE-së: Zhvilloni zgjedhje të rregullta, KQZ-ja të zbatojë detyrën

Roberto-BattelliTiranë- Dy ditë para zgjedhjeve vëzguesit e OSBE-së në vendin tonë u kanë bërë thirrje partive politike që të zhvillojnë një proces zgjedhor të qetë dhe pa krijuar asnjë problem.

Gjithashtu kjo organizatë i bën thirrje Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që të zbatojë me përpikëmri të gjithë detyrat që ka.

U bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të marrin përsipër pa vonesë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre për një proces të qetë zgjedhor. Institucionet administrative zgjedhore duhet të jenë në gjendje të funksionojnë në mënyrë të pavarur nga fushata elektorale, duke garantuar se vullneti demokratik i votuesve do të respektohet nga partitë politike dhe do të zbatohet nga autoritetet,- thuhet në deklaratën për mediat, duke shtuar se kundërshtimet ligjore nuk duhet të bllokojnë punën kritike të institucioneve demokratike”.

Po në deklaratën për shtyp të OSBE-së thuhet se kjo organizatë ditën e hënë do të nxjerrin një raport paraprak mbi ecurinë e zgjedhjeve, ku në një deklaratë për mediat do të jepen të dhënat e tij.

Misioni afatshkurtër i OSBE-së drejtohet nga Roberto Battelli. Në total janë angazhuar 380 vëzhgues nga 43 shtete, duke përfshirë 48 vëzhgues dhe ekspertë afatgjatë nga OSBE/ODIHR-i dhe 240 vëzhgues afatshkurtër të deleguar ose të financuar nga shtetet pjesëmarrëse me kërkesë të OSBE/ODIHR-it, si dhe 48 parlamentarë dhe staf nga OSCE PA, dhe 24 nga PACE.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›