"Duhet te nzirret e verteta per Remzi Hoxhen"
Dy dite pas rihapjes se dosjes se rrembimit me pasoje zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, ka folur per mediat edhe ish drejtori i SHIK, me pas SHISH, Fatos Klosi. "Prokuroria i pati shume kohe ne dore ata njerez, se ishin brenda te ndaluar dhe une them qe duhet te kishte arritur te nxirrte te verteten. Ne Kosove ai quhet hero. Dhe ku ka rene ky hero, ka rene ne duart e SHIK-ut shqiptar. Prandaj kjo eshte e rende dhe duhet cuar deri ne fund problemi", eshte shprehur Klosi gjate nje prononcimi. Nderkohe qe ai ka folur edhe per institucionin, pasi duke mos u zbardhur ceshtja perdhoset emri i institucionit. Duke mos atakuar ne mase ish SHIK, Klosi eshte shprehur se nuk mund te akuzonte paraardhesit per kete gabim. "Per kete gje ka institucione qe e kane per detyre te merren dhe te zbardhin kete pune dhe le ta bejne. Prokuroria, per sa kohe qe i eshte rikthyer ketij problemi, ose kane prova te reja ose kane bere nje analize te thelluar te provave te kane pasur dhe kane dale ne konkluzionin qe po, ketu ka element te krimit", shprehet ish drejtori i ketij institucioni. Ndersa per rrugen qe ndjek SHISH, Klosi i del ne mbrojtje, pasi e cileson nje institucion qe me ligj mbron punen e tij sekrete dhe qe dallohet nga policia.