E Diel, 1 Nëntor 2026

Familja Hoxha:"Eshte krim shteteror, te gjenden te tjeret"

Familja e biznesmenit te zhdukur ne 21 tetor te vitit 1995 kembengul se pas kesaj ngjarje ka agjente dhe drejtues te larte te SHIK te perfshire, qe ende nuk jane proceduar nga prokuroria. Ndersa lista e deshmitareve shkon ne 60 persona qe pritet te merren ne pyetje nga Gjykata e Krimeve te Renda, familjaret akuzojne se nuk jane vetem kater ish SHIK-sat e perzier ne kete krim shteteror, por edhe eproret e tyre e kolege qe fshihen jashte Shqiperise. Sipas hetimeve te deritanishme ne organit te akuzes, Arben Sefgjini, Budjon Mece e Avni Koldashi, jane nen vezhgim, kurse Ilir Kumbaro dyshohet se fshihet ne Angli se bashku me dy te tjere qe akuzohen nga familja. Po keshtu dy prej tyre fshihen ne Belgjike, por emrat nuk behen publik. Djali i Remzi Hoxhes, Ardiani, ne nje interviste dy dite me pare per gazeten "KJ", akuzoi ish kreun e SHIK, Bashkim Gazidede, si pergjegjesin kryesor te ngjarjes e qe duhet te jepte shpjegime. Kurse avokati i familjes, Tom Gashi, ne nje prononcim per mediat u shpreh se "ky eshte krim shteteror dhe kryeprokurorja Ina Rama nuk duhet te lejoje nje tjeter deshtim te ketij organi, por te zbardhe ngjarjen deri ne fund dhe te gjenden pergjegjesit e tjere".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›