Plagosja e 13-vjecares, kapen pas 8 vjetesh
Policia e Shkodres ka zbardhur nje ngjarje te tete viteve me pare, ku mbeti e plagosur nje vajze 13-vjecare. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Shkodres bene te ditur se jane arrestuar Pashko Miri, 45 vjec, lindur ne fshatin Plan, Komuna Pult dhe banues ne fshatin Shtoj i Vjeter dhe Zef Shpati, 52 vjec, lindur dhe banues ne fshatin Plan Komuna Pult, Rrethi Shkoder. Ata akuzohen per vrasje te mbetur ne tentative ndaj Anton D, banor i fshatit Grude e re ne komunen Rrethina te rrethit te Shkodres. "Konflikti i nisur paraditen e 15 shtatorit te vitit 2000 mes dy te arrestuarve dhe viktimes, eshte shtyre me tutje teksa Pashko Miri dhe Zef Shpati kane marre armet e zjarrit per hakmarrje"-bene te ditur dje burime nga policia vendore. Ata kane shkuar ne banesen e Anton D dhe kane nxjerre armet. Ne kete moment ne ndihme te viktimes ka nderhyre motra e tij 13-vjecare, e cila ka tentuar te shpetoje vellane. Plumbat goditen te mituren, e cila arriti te mbijetonte, ndersa te dyshuarit jane kapur vetem pas tete vjetesh. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Shkodres bene te ditur dje se dy te akuzuarit jane ndaluar ne banesat e tyre, gjate nje aksioni te uniformave blu. Ata nuk bene rezistence dhe u derguan ne dhomat e paraburgimit, ne pritje per te dale perpara togave te zeza, te cilat do te vendosin per masen e sigurise ndaj dy te akuzuarve per "vrasje te mbetur ne tentative", "plagosje" dhe "armembajtje pa leje".