E Diel, 1 Nëntor 2026

Emigrantët, BE gati të kthejë kontrollet kufitare

Vendet e Bashkimit Evropian janë pajtuar që të rivendosin përkohësisht kontrollet kufitare brenda zonës së Shengenit, në rast të rritjes së numrit të emigrantëve të paligjshëm.

Zyrtarë të Danimarkës, e cila aktualisht mban presidencën e BE-së, kanë thënë se ministrat e punëve të brendshme të bllokut janë pajtuar njëzëri me vendimin.

Kunder vendimit eshte shprehur komisionarja për punë të brendshme e BE-së, Sesilia Malmstrom, e cila ka kundërshtuar ka thënë se është e zhgënjyer me nje mase te tille.

Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Shultz, e ka cilësuar vendimin e BE-së si kundërproduktiv dhe ka premtuar se do ta luftojë atë.

Marrëveshja mundëson që vendet e BE-së të rikthejnë kontrollet kufitare deri në një vit, në rast të rrethanave të jashtëzakonshme. Këto të fundit përfshijnë problemet që kanë të bëjnë me migracionin ilegal.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›