Tragjedia e Himarës, një prej studenteve në koma drejt zgjimit
Pas me shume se dy javësh ne koma një nga te plagosurat e aksidentit te Himares qe po trajtohet ne Austri është pranë zgjimit. Mjeket kane tentuar disa here qe te bëjnë provën e zgjimit për studenten Florije Peci, por duket se aktualisht parametrat jetësore te vajzës janë drejt normalizimit, pohon Vizion Plus.
Sipas mjekeve shqiptare shpresa ka edhe për studenten tjetër Eriselda Gubere, por dalja e saj nga koma do te kërkoje pak me shume kohe. Ndërkohë ne Spitalin Ushtarak po trajtohen vetëm dy studente Kaltra Pollozhani dhe Dorjana Kumria. Sipas mjekeve ato kane pasur fraktura me te shumta ne trup dhe mjekimi ne pavionet e ushtarakut do te vijoje deri ne fundjave për t`i dërguar me pas ne shtëpitë e tyre. Rreth dy jave me pare një autobus me studente te degës Gjuhe-Letërsisë te universitetit Aleksander Xhuvani ne Elbasan, u rrezua ne afërsi te Himares, duke shkaktuar 13 viktima.