Emigrantet braktisin Greqine

Listes se bizneseve ne rrethin e Permetit kete vit i jane shtuar edhe 48 subjekte te reja qe operojne kryesisht ne sektorin e biznesit te vogel.
Kjo rritje duket se ka ardhur si pasoje e krizes ekonomike ne shtetin helen qe ka detyruar shume emigrante shqiptare qe te kthehen perfundimisht ne qytetin e tyre duke investuar aty kursimet.
Emigrantet kerkojne mbeshtetje nga bashkia qe te krijoje kapacitetet e nevojshme qe ata te investojne ne qytetin e Permetit e mos te transferojne investimet e tyre ne qytete te tjera te Shqiperise.