Emigrantet forca kryesore e biznesit

Emigrantët në rrethin e Fierit janë shndërruar në forcën kryesore të biznesit . Pasi kanë kaluar periudha të vështira si pasojë e krizës në vendet ku kanë jetuar dhe punuar prej vitesh, ata vendosin të kthehen në vendin e tyre duke çelur biznese të ndryshme. Kryesisht emigrantët investojnë në biznese familjare siç është rasti i Gerti Hibos, i cili jo vetëm po hap një biznes, por ka zgjedhur të ushtrojë profesionin e tij në këtë sipërmarrje, atë të inxhinierisë ushqimore.
Vendimi i tij për t’u kthyer në Fier dhe investuar në biznes është mbështetur nga të afërmit që e kanë siguruar për klimën e favorshme të biznesit në vend.
Kthimi i emigrantëve dhe çelja e një biznesi kalon nëpër procedura që mundësojnë integrim të shpejtë. Sipas pohimeve të Gerti Hibos procedurat për hapjen e biznesit te tij nuk e kanë penguar, madje duke qenë ekspert në këtë sektor, po kryen me përpikmëri ndërhyrjet e kërkuara nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit .
Në Fier që nga janari e deri tani janë çelur më shumë se 400 biznese të reja pjesa më e madhe e të cilëve kanë qenë emigrantë të kthyer në atdhe.
Emigranti Saimir Koçania kthehet dhe hap biznesin e tij në Durrës
Saimir Koçania nga Durrësi është një tjetër emigrant shqiptar, i cili është rikthyer në atdhe pas 18 vitesh punësimi në Greqi, për shkak të krizës ekonomike në rritje dhe papunësisë, ai ka vendosur që së bashku me pjesëtarë të familjes së tij të hapë një biznes privat të prodhimit të embëlsirave në lagjen numër 1 Durrës. Biznesmeni Saimir Koçania shprehet se i është dashur vetëm tre muaj kohë për të ngritur biznesin e tij në një nga zonat më të populluara të qytetit.