Lionel Mesi shenuesi me i mire ne historine e Barcelones

Në Katalonjë nuk kanë dyshim, por këtë e thonë edhe shifrat. Lionel Mesi u nderua dje nga një “Kamp Nou” i mbushur plot e përplot si lojtari që ka shënuar më shumë gola në historinë e Barcelonës. Me 236 gola, numri 10 ka kaluar tashmë ish-rekordmenin Sezar, që kishte shënuar 232 gola në vitet 40 e 50-të. Nuk duhet harruar se Mesi është ende vetëm 24 vjeç.
Një inskenim i shkëlqyer u bë në fushë dhe një pankartë e stërmadhe u shpalos në tribuna, në momentin që lojtarët po dilnin në fushë për takimin Barça-Atletik Bilbao. Pankarta me mbishkrimin “Leo është i vetmi, është i madh” kishte përmasat 47 dhe 46 metra, me 2 162 metra katror, më e madhja që ka dalë ndonjëherë në “Kamp Nou”.
Përsa i përket ndeshjes, ajo ishte një fitore jo shumë e bujshme, ndaj Bilbaos, me rezultatin 2-0. Skuadra katalanase u kujdes që të mos shpenzonte shumë energji në prag të ndeshjes ndaj Milanit në Ligën e Kampionëve, por gjithsesi i mori 3 pikët që i duheshin.
Rezistenca e skuadrës mike ishte e fortë, por u thye 5 minuta para përfundimit të pjesës së parë kur Iniesta shënoi me forcë pas një topi të marrë nga Lionel Mesi.
Në pjesën e dytë, vendasit vazhduan presionin duke krijuar disa raste për gol, por arritën të shënonin vetëm me anë të një penalltie në minutën e 58-të. Kjo penallti u realizua nga Mesi, pikërisht në ditën që ai mori një trofe për thyerjen e rekordit të golave në historinë e Barcelonës.
Me këtë fitore skuadra e Guardiolës u ngjit në kuotën e 72 pikëve, 6 pikë më pak se Reali që kryeson.