Kriza shqiptaret braktisin Greqine investojne ne Shqiperi
Kriza e rëndë ekonomike që ka përfshirë vendin fqinj Greqinë ka bërë që një numër i konsiderueshëm emigrantësh shqiptarë të hapin biznes të ri në Shqipëri ose ta transferojnë atë në vendin tonë. Ekspertët e Ekonomisë mendojnë se klima e favorshme e biznesit, siguria dhe eksperienca e punës që kanë siguruar në vendin fqinj, janë tre prej arsyeve që emigrantët kanë vendosur të investojnë në vendin e tyre.
Ekspertët e ekonomisë e shohin këtë si një hap pozitiv për ekonominë shqiptare, kjo sepse rrit punësimin si dhe cilësinë e shërbimeve.
Turizmi, Bujqësia, si dhe bizneset e shërbimeve janë disa prej sektoreve ku kanë investuar emgirantët shqiptarë të kthyer nga Greqia.
Pak ditë më parë edhe agjensia ndërkombëtare e lajmeve Reuters nëpërmjet një reportazhi vuri theksin në faktin se ëndrra greke si një vend i premtuar për mijëra shqiptarë, tashmë është pjesë e së shkuarës. Duke e argumentuar me pamje konkrete Reuters thotë se kriza ekonomike greke i ka shtyrë ata të investojnë në vendin e tyre. Ndërkohë që edhe shifrat zyrtare greke të publikuara pak ditë më parë flasin për një nxjerrje të kapitalit jashtë Greqisë prej afro 500 milionë eurosh nga emigrantët shqiptarë gjatë vitit të kaluar. Para këto që janë depozituar në bankat shqiptare apo janë investuar në ekonomi.