E Diel, 1 Nëntor 2026

Emigrantet grabisin NBG bank

TIRANE - "Parate ose do ju vrasim". Kaq ka qene dialogu i tre personave qe grabiten me arme filiali i bankes NBG, perballe fshatit Kashar. Ngjarja ka ndodhur mesditen e djeshme ne oren 12:00. Tre persona, te maskuar me arme automatike te llojit "Kallashnikov", dhe nje shkop bejzbolli, kane marre nje shume qe thuhet se eshte mes 2 deri ne 3 milione lekeve. Policia ka sekuestruar kaseten e kameras se sigurise dhe materialet e videove jane dorezuar ne prokurori per zbardhjen e tyre. Sipas burimeve personat e maskuar kane qene te pajisur dhe me jelek antiplumb si dhe me arme. Njeri prej tyre mesohet se mbante nje shkop bejsbolli ndersa dy te tjeret arme zjarri. Nga burime prane policise mesohet se grabitesit jane emigrante nga Greqia dhe njeri prej tyre eshte nga fshati Domje. Ata kane vepruar brenda pak minutave ku kane mundur te marrin shumen e parave nga sportelet e bankes. Grabitja ka ndodhur brenda pak sekondave. Tre personat, kane udhetuar me nje makine tip "Benz", ngjyre e bardhe. Dy prej tyre, kane hyre ne ambientet e bankes, ne katin e pare me arme ne dore duke kerkuar parate, nderkohe qe personi i trete ka ndenjur ne timon, duke pritur shoket e tij. Gjate hetimeve jane sekuestruar dhe kamerat e sigurise nga ku pritet qe te behet nje identikit me i mire i grabitesve. Dyshimet jane se nje nga personat qe ka marre pjese ne kete grabitje te jete personi i cili ka grabitur dhe Raiffeisen.

Vjedhja me arme e bankes NBG, (Banka Kombetare Greke), duke se ishte parapergatitur qe me pare dhe banka eshte dyshohet se eshte mbajtur nen mbikeqyrje per disa dite. Pas kesaj eshte ndermarre dhe aksioni per grabitjen e saj. Gjithcka ndodhi brenda pak minutash ne oren 12:04 ne kilometrin e tete te autostrades qe te con ne Durres ku ndodhet nje filial i NBG bank, (Banka Kombetare Greke), qe funksionon kryesisht per kompanite e shumta qe operojne ne kete aks rrugor kombetar. Tre persona te armatosur dhe me maska kane hyre brenda bankes dhe kane kerkuar nga personeli dhe klientet e ndodhur aty qe te mos bejne asnje perpjekje per t'i neutralizuar, pohojne burime hetimore. Duke terrorizuar personelin dhe klientet, tre djemte e rinj qe mbanin maska te sajuara ne fytyre, kane kerkuar qe tu jepen te gjitha parate qe ndodheshin atje. NBG Bank pranoi se ka ndodhur plackitja por nuk dha shumen e vjedhur duke pohuar se eshte ne verifikim e siper. Nderkohe policia e Tiranes ne nje informacion zyrtar, foli per nje shume rreth 10 mije euro qe mendohet te jete zhdukur, por burime te tjera brenda saj thone se shuma eshte disa here me e madhe mes 20 dhe 30 mije eurove.

Sherbimet policore te Komisariatit te Policise numer 6, te Tiranes, thane se kane marre njoftim permes nje telefonate te kryer nga nje person, mbi grabitjen e bankes NBG, te ndodhur ne kilometrin e tete ne autostraden Tirane-Durres. Ne drejtim te vendit te ngjarjes jane nisur forca te shumta policie, si dhe specialistet e seksionit Kunder Vjedhjeve me Dhune dhe Arme te Drejtorise se Policise se Tiranes. Keta te fundit thane se jane duke punuar per te mundesuar grumbullimin dhe marrjen e te gjitha provave, me synim identifikimin dhe dokumentimin ligjor te kesaj vjedhje. "Po bashkepunohet me punonjesit e bankes per te percaktuar shumen e sakte te parave te vjedhura, nderkohe qe po punohet per te arritur sa me shpejt ne identikitin e autoreve te dyshuar dhe kapjen e tyre", deklaroi policia. Nderkohe mesohet se jane vendosur kater postblloqe ne akset lidhese perreth zones ku ndodhi grabitja, ne perpjekje per te kapur tre autoret, qe jane larguar me nje makine tip "Benz", ngjyre te bardhe. Artan Cena

Hetimet, policia merr deshmite e punonjesve te bankes

TIRANE - Policia e mberritur me shpejtesi ne vendin e ngjarjes ka bllokuar menjehere zone, duke ndaluar dhe punonjesit e bankes qe te mos largoheshin. Keta te fundit jane marre dhe derguar ne ambientet e Drejtorise se Policise se kryeqytetit, ku dhe jane marre ne pyetje. Per shkak te gjendjes se tyre, traumatike uniformat blu, u kane sjelle punonjesve psikologe te cilet i kane qetesuar ata dhe me pas jane marre ne pyetje ne lidhje me vjedhjen e ndodhur. Ata jane marre ne pyetje gjate pasdites se djeshme dhe kane treguar te gjithe ngjarjen e ndodhur. Sipas deshmive te marra nga uniformat blu, kane qene tre persona te veshur me bluza me ngjyre te hapur, te bardhe ose qumeshti dhe qe kishin veshur pantallona xhinse. Floket ato nuk kane munduar tua shikojne per shkak te maskave qe kishin vene. Te pyetur per gjuhen qe flisnin grabitesit, punonjesit nuk kane mundur qe ti identifikojne. Por sipas tyre, ata kane qene te gjate rreth 1.75 metra. Ne deshmite e tyre, ata kane treguar se grabitesit jane nisur ne drejtim te Vores, me nje makine te llojit "Benz", te bardhe dhe pa targa. Pas deshmive te para, uniformat blu jane duke hetuar nese, grabitesit kane shkuar ne Vore apo ne ndonje vend tjeter, per te humbur gjurme. Kontrolle jane bere dhe ne fshatrat e zones, per te mundesuar kapjen e autoreve.

Burime zyrtare te policise, kane konfirmuar se nuk ka pasur persona te demtuar ne banke nga grabitja. Ndersa kane nisur kerkimet ne terren per kapjen e tyre, policia duket se ka mundur te identifikoje autoret e grabitjes te cilet jane shpallur ne kerkim

NBG (Ethniki Trapeza tis Eladhos) eshte banka me e madhe e Greqise dhe nder me konkurrueset ne tregun bankar shqiptar. Prej disa vitesh ajo ka shume filiale ne pjesen me te madhe te vendit dhe disa te tjera ne Tirane.

3 grabites kane hyre me arme kallashnikov ne filialin e kesaj banke dhe kane grabitur me force nje te konsiderueshme sasi parash. Autoret kane mundur te largohen nga vendi i ngjarjes me nje makine te bardhe te tipit Benz, pa targa.

30 mije Euro dyshohet se kane marre nga banka greke NBG, grabitesit gjate mesdites se djeshme. Ata kane qene te armatosur me arme automatike "Kallashnikov". Pasi kane marre shumen e parave ata jane larguar me shpejtesi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›