E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Mafia e trafiqeve pas vrasjes se vellait tim"

SARANDE - Pas vrasjes se Zihni Myderizit fshihet nje person qe ka arritur lehtesisht pas krimit te fshihet ne Greqi dhe te mos bjere ne prangat e policise. Edhe sot pas tre vitesh koka e viktimes ende nuk eshte gjetur, kurse policia ka rihapur per here te dyte Brenda ketij viti dosjen e bujshme. Pas njohjes me shkrimin e botuar ne gazeten "Koha Jone", Fiqiri Myderizi, edhe pse pranoi te jape nje interviste mbi vrasjen e vellait te tij ne tetor te vitit 2005, eshte shume i pezmatuar dhe mosbesues ne drejtesi per zbardhjen e dosjes se bujshme qe njihet me emrin "koka e prere". Ai shprehet se, "nuk ka besim se nje dite do te gjendet vrasesi apo vrasesit e vellait". Fiqiriu tregon per rrugetimin e gjate qe ka pershkuar ne keto tre vjet ne takimet me zyrtare te larte. Tregon se besimi iu lekund derisa sot eshte shume skeptik. Gjate bisedes nuk i permban dot lotet dhe gjithashtu nuk mund te duroj dot aktin makaber te masakrimit apo varrosjes se trupit pa koke. Policia e Sarandes ka rihapur pese dosje te bujshme ditet e fundit dhe eshte prane zbardhjes se tyre.

A mund te riprodhoni ngjarjen tragjike te vrasjes se vellait dhe ne c'rrethana ka ndodhur nje akt i tille?

Ne fillim te muajit tetor te vitit 2005 mesojme se Zihniu kishte shkuar ne aren me jonxhe per te punuar si cdo dite ne Vasiliko, por nuk ishte kthyer ne shtepi. Gjate kerkimeve te bera e gjetem trupin e tij te masakruar te fshehur ne nje ferre, por jo koken. Askush nuk foli per kete krim makaber, edhe pse ndodhi ne mes te dites dhe ku mendojme se ka pasur njerez ne zone.

Pas vrasjes se vellait, cila ishte rruga qe ju bete per te kerkuar gjetjen e autoreve dhe cili ka qene reagimi i policise?

Pas vrasjes se vellait, familja jone i kerkoi policise dhe organeve kompetente qe te gjendeshin vrasesit apo vrasesi. Ne u pyetem familjarisht pergjate nje muaji. Eksperte te luftes kunder krimit te organizuar te komisariatit te Sarandes, por edhe te drejtorise ne Vlore erdhen per disa dite ne banesen tone. Na moren ne pyetje. Grumbulluan tere informacionin qe ne si familjare dinim. Ne i deklaruam policise se vellai yne ishte njeri i paster. I paperzier me askend ne afera te pista. Sqaruam ekspertet se ai ishte nje fermer qe gjithcka e mbeshteste tek puna e tij e jashtezakonshme. Ai kishte permbysur nje koder te tere dhe kishte bere nje vresht. Mbante disa lope dhe i kulloste. Edhe buken ne are ia dergonin femijet. Orari i punes ishte nga lindja e diellit, deri vone ne mbremje. Ai nuk ishte njeri i klubeve dhe nuk ishte person me njohje te gjera. Aq me pak qe te kete qene i perzier ne ndonje afere te dyshimte. Fati i keq i Zihniut ka qene se ai ndodhej ne pune ne nje zone ku ishte rruge kalimi i varganit te klandestineve dhe trafikanteve te droges, pasi ndodhej fare prane kufirit me shtetin fqinj.

Ju mendoni se eshte vrare pasi mund te kete pare nje afere te dyshimte, apo trafik?

Nuk perjashtohet mundesia qe Zihniu te kete pare dike duke transportuar droge, apo te kete kuptuar per veprimtari te paligjshme dhe mundet te jete vene ne shenjester nga persona te caktuar qe nuk kane dashur te njihet veprimtaria e tyre. Ai nuk perzihej me asnje veprimtari te dyshimte. Kete pozicion te vellait e kemi deklaruar kudo dhe e dine te gjithe banoret e Konispolit. Keshtu qe ai me shume se cdo gje tjeter eshte viktime e krimineleve qe kane dashur t'i mbyllin gojen, veper e atyre qe nuk e kane per gje te te heqin koken ashtu sic vepruan me vellane tone.

Gjate ketyre tre vjeteve cila ka qene perpjekja juaj per te arritur tek e verteta?

Vetem une mund te kem shkruar me shume se 100 letra. U kam shkruar tere drejtuesve te shtetit dhe qeverise, deri te Prokurori i Pergjithshem, te gjithe atyre qe kam menduar se do te me ndihmojne.

Cilin nga drejtuesit keni takuar dhe cili ka qene reagimi i tyre gjate takimit?

Me kane pritur pas kerkeses time qe nga Kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha, ne muajin maj te ketij viti ne qytetin e Sarandes. Ai ka qene shume i informuar per ngjarjen dhe pas kerkeses qe i drejtova per nje takim personalisht me te me priti. Ne tragetin e linjes se Korfuzit, brenda ne port, une i tregova kryeministrit tere historine tone te dhimbshme. Me degjoi dhe me premtoi se do te merrej me kete ceshtje dhe se organet do te benin c'ishte e mundur per te zbuluar autoret e vrasjes. Une nuk kam pare asnje ndryshim. Ne takim me kryeministrin e kam informuar se ku i kishim ne dyshimet. Kam treguar se vrasesi mund te ishte fshehur pas aktit te rende ne shtetin fqinj, ne nje fshat prane kufirit. Vellai im mbetet i ndare edhe ne varr. Eshte varrosur pa koke. Eshte varrosur dhe ne jemi ne pritje te gjetjes se autoreve, por edhe te kokes, per t'i bashkuar sebashku me trupin ne banesen e fundit.

Dosja eshte rihapur per here te dyte

Familjaret mosbesues per hetimet, dyshime se autori mbrohet nga dikush

Familjaret kerkojne te njohin emrin e autorit apo autoreve te krimit dhe qe ai te kapet e denohet nga drejtesia. Po keshtu kerkojne te gjendet edhe koka e viktimes qe nuk dihet prej tre vitesh. Tashme kane mbetur jetime tre femije qe ende nuk dine arsyen perse i ati u masakrua ne ate menyre ne aren me jonxhe ku kulloste lopet. Fiqiri Muderizi, vellai i Zihniut, thote se mban kontakte pothuajse te perditshme me policine e Sarandes. "Jam takuar me te gjithe komisaret e policise dhe shefat e krimeve. Me kane pritur. Po deri tani nuk kemi asnje zgjidhje. Jemi mosbesues se nje dite do te vihet para ligjit ai qe kreu krimin me te rende mafioz, jo vetem ne Konispol, por ne tere vendin", shprehet Fiqiriu. Familjaret kane shume dyshime per autorin dhe deshmitaret qe kane heshtur. Vrasja sipas tyre ka ndodhur ne dite me diell ne mes te fushes ku punonin dhjetera fermere nga Konsipoli. Deshmitaret qe edhe mund te kene pare ngjarjen kane frike te flasin. Fiqiriu mendon se skena e krimit mund te kete pasur edhe ndonje perleshje mes Zihniut qe mbrohej dhe autorit dhe sipas tij eshte e pamundur te mos jete pare skena e krimit nga fermeret e tjere. Familjaret kerkojne me teper kembengulje nga policia e prokuroria, qe pasi kane rihapur dosjen kane mbledhur vetem episode duke e rimbyllur serish. "Une nuk kam emra konkrete. Une kam dyshime konkrete. Te gjitha mendimet e mia ia kam deklaruar policise. Nuk mund te gjendet vrasesi vetem duke shenuar deponimet. Policia duhet te tregoj se eshte vertete e zonja te gjeje vrasesit e vellait tim. Une mendoj se dikush mbrohet per vrasjen e Zihniut, pasi jane zbardhur edhe vrasje te tjera misterioze me pare", perfundon Fiqiriu.

Letrat dhe takimet

Por krahas letrave, duke menduar se ato ngecin ne sirtare sekretaresh apo ne paradhomat e drejtuesve me te larte, Fiqiriu thote se ka takuar radhazi pothuajse tere drejtuesit e shtetit. Po deri sot asgje nuk eshte zgjidhur. "I kam shkruar Kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli. Disa letra kam derguar. Po nuk kam pare ndonje ndryshim ne lidhje me interesimin per zbulimin e vrasesit te vellait tone. Jam takuar me Ministrin e Brendshem, Bujar Nishani. Po situata nuk eshte zhbllokuar", shprehet Fiqiri Myderizi. Jo vetem kaq, pasi ai eshte takuar me prokurore ne Prokurorine Pergjithshme, por asnjeri nuk i ka dhene nje drejtim te caktuar per autoret e mundshem. "Letra i kam bere edhe Presidentit Bamir Topi. Po asgje nuk ka levizura. Vrasesi nuk eshte zbuluar dhe ai shetit i lire ku te doje", ve ne dukje vellai i viktimes.

Dosjet ne rihetim

1-Vrasja e Zihni Myderizit, fermer nga Konispoli i Sarandes qe u vra ne aren e tij dhe iu pre koka per motive qe mbeten mister, por qe mendohet se ka pare nje trafik te mundshem.

2-Ekzekutimi i bujshem i policit te komisariatit Sarande, Vladimir Bejdo, i cili u zhduk ne vitin 1997 dhe trupi u gjet i hedhur ne nje pus ne token greke pas kerkimeve disa mujore nga policia.

3-Vrasja po ne vitin 1997 e muratorit nga Gramshi, Muharrem Halili. Tashme per kete ngjarje policia ka shpallur ne kerkim pronarin e baneses qe ndertonte viktima, pasi i ka kerkuar leket.

4-Vrasja e nje te riu nga Malesia dhjete vite me pare per motive gjakmarrje, ndersa fshihej ne qytetin e Delvines. Djaloshi me inicialet L. B., u gjet i pajete, ndersa eshte rihapur dosja dite me pare.

5-Njihet si nje prej krimeve me te bujshme te vitit 1997. Masakrimi ne prite i nje grupi te rinjsh te moshave 20-30 vjec ne Konispol nga nje grup kriminal. U vrane nje grua dhe dy burra per grabitje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›