Berisha "nis" fushaten ne rrethe

Rama: SHBA, kambana per Berishen
TIRANE - Partia Socialiste dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes jane ne koherence me njera-tjetren, pasi ngrene te njejtin shqetesim: Shqiperia po keqqeveriset. Kjo ka qene paralelja e hequr dje nga kreu i selise roze, Edi Rama, i cili nuk ka kursyer akuzat dhe kritikat e tij ndaj qeverise "Berisha". Marre shkas nga deklarata e diplomacise amerikane, e cila vleresoi se vendi ka shenuar hapa prapa, kryetari Rama vuri ne dukje se "alarmi i dhene nga miqte tane te medhenj amerikane per kercenimin e lirise e te demokracise ne Shqiperi duke bere pergjegjese qeverine e zotit Berisha, eshte jo vetem shprehja me kuptimplote e interesimit te Shteteve te Bashkuara per fatet e Shqiperise e te shqiptareve, por edhe kulmi i shqetesimit te shprehur ndonjehere prej tyre publikisht ne keto 17 vjet si pasoje e keqqeverisjes se vendit tone". Madje, duke e cilesuar si nje deklarate te forte kunder qeverisjes se djathte, kryetari i PS-se vuri ne dukje se "as ne vitin e rende 1996 alarmi nuk ka qene kaq kumbues, interesimi per Shqiperine e shqiptaret kaq i madh dhe shqetesimi per keqqeverisjen e vendit kaq i hapur.
Ato qe deri dje i kemi thene ne vijimesi me nje shqetesim ne rritje te gjithe ne, qytetaret e qytetaret e ketij vendi, ne familje a ne mjediset shoqerore, gazetaret e analistet ne tribunat e shtypit apo njerezit e opozites ne podiumet e komunikimit publik, qysh dje jane edhe shqetesimi publik i Shteteve te Bashkuara". Sipas tij, keto sinjale te qarta jane kambana qe bien per kryeministrin Berisha. E si per te ironizuar turin e ndermarre nga kreu i qeverise, Rama u shpreh se "Shqiperia ne NATO s'mund te jete vendi ku kercenohen zgjedhjet e lira e ku vullneti i lire i shqiptareve e shqiptareve rrezikohet nga po ata njerez qe ne vitin e rende 1996 projektuan e realizuan krimin shteteror te manipulimit te votes se popullit dhe sot kontrollojne Ministrine e Brendshme per llogari te Sali Berishes". Njekohesisht, ne te njejten linje, kreu socialist shtoi dozen e akuzave ndaj kryeministrit Berisha dhe qeverise se tij, per presionin qe kjo qeverisje po ushtron mbi te gjitha pushtetet dhe hallkat e tyre. "Shqiperia ne NATO s'mund te jete vendi ku pushteti gjyqesor jeton nen kercenimin konstant te forcave qeverisese, ku qeveria harton ne erresire projektligje per t'u mbrojtur nga prokuroria duke izoluar Prokuroren e Pergjithshme dhe marre liri e kompetenca qe i takojne organit te akuzes", deklaroi Rama, gjate fjales se tij. Per kete arsye, kreu socialist i meshoi me force faktit se "Shqiperia ne NATO duhet te jete Shqiperia e lirive dhe te drejtave njerezore, Shqiperia e konkurrences se lire dhe e lirise se informacionit, Shqiperia e barazise para ligjit, e pushteteve kushtetuese te ndara dhe e ndarjes se qeverisjes nga korrupsioni. Sot te gjitha kambanat bien per Sali Berishen!".