E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionet, rriten 15 per qind me 2009

Pensionet e qytetit dhe fshatit do te rriten sistematikisht 10-15 per qind per tre vitet e ardhshme sipas nje strategjie qe ka shpallur ministria e Financave ne udhezimin per pergatitjen e buxhetit afatmesem 2009-2011. Rritja e pensioneve ne tre vjecarin ne vazhdim eshte parashikuar edhe ne programin ekonomiko-fiskal 2009-2011 bashke me sasine e fondeve qe duhen per arritjen e ketij objektivi. Rritja e pageses mujore te pensioneve qe edhe per 2009 do te vijoje me ritmet 10 per qind per pensionet e qytetit dhe 15 per qind per ato te fshatit do te kete nje fond shtese ne dispozicion 3 miliarde leke. Ritmet e rritjes do te vijojne me te njejtat ritme edhe per 2010 ku fondi ne dispozicion do te jete 4.3 miliarde leke, ndersa ne vitin 2011 rritja e pensioneve do te mbeshtetet me fonde shtese ne rreth 4.4 miliarde leke. Sic shihet edhe nga parashikimet e qeverise ritmet e rritjes se pensioneve do te jene te njejta me ato te ketij viti. Qeveria gjate fundit te qershorit miratoi rritjet e pensioneve me normat 10 per qind per qytetin dhe 15 per qind per fshatin. Pensionet e plota te pleqerise, pensionet e plota te invaliditetit dhe pensionet e plota familjare te caktuara ne perputhje me paragrafin e katert te nenit 96 te ligjit nr. 7703, "Per sigurimet shoqerore", te ndryshuar, me date fillimi nga 1.07.2008 e ne vazhdim nuk mund te caktohen me pak se, 5 200 leke ne muaj. Me rritjen e re te pensioneve eshte tejkaluar edhe parashikimi per vendosjen e mases se pensioneve ne 50 dollare ne fshat dhe 100 dollare ne qytet. Nderkohe, sipas parashikimeve edhe gjate vitit te ardhshem pensionet do t'i nenshtrohen nje rritjeje te re. Duke filluar nga 1 korriku i ketij viti dhe deri me 30 qershor te vitit 2009 te gjithe ata persona qe duan te perfitojne pensione pleqerie duhet te kene mbushur moshen 63 vjec e 6 muaj dhe duhet te kene 35 vite pune te siguruara. Ashtu si cdo vit ne daten 1 korrik mosha e pensioneve ndryshon me 6 muaj, per te krijuar nje harmoni mes brezave dhe viteve te lindjes, ne menyre qe te arrihet mosha 65 vjec per burrat dhe 60 vjec per grate. Per pune te kategorise se pare, mosha per te dale ne pension si per burrat ashtu edhe per grate nuk peson asnje ndryshim nga viti i kaluar. Por ndryshe nga dy kategorite e tjera, ketu shenohet rritje e viteve te nevojshme per te perfituar pension pleqerie. Keshtu, periudha e sigurimit te viteve eshte percaktuar 29 per burrat dhe 29 per grate. Per pune te kategorise se dyte, mosha per te perfituar nje pension pleqerie shtyhet me disa vite me shume per burrin dhe per gruan. Keshtu, 62 vjec e 6 muaj dhe 57 vjec e 6 muaj eshte mosha optimale per te perfituar nje pension pleqerie si per burrin, ashtu edhe per gruan, nga 1 korriku 2008 deri me 30 qershor 2009.

Pensionet ne reforme, do te aplikohet skeme e re

Se shpejti pensionet ne vendin tone do te funksionojne sipas nje skeme te re. Sipas funksionimit te kesaj skeme, sistemi i pensioneve do te ndahet ne tre kolona, e para eshte skema e kontributeve te detyrueshme- pensione te caktuara. E dyta eshte ajo e kontributeve te detyrueshme qe administrohet nga skemat e pensioneve private. Ndersa e treta eshte skema e pensioneve private qe financohet nga kontributet vullnetare. Megjithese, skema aktuale e sigurimeve shoqerore eshte e sigurte, pasi ajo mbeshtetet nga shteti, eshte menduar si domosdoshmeri reformimi i saj. Ne kuader te pergatitjes se reformes se pensioneve, eshte ngritur nje grup teknik pune ndersektorial ne perberje te te cilit jane edhe eksperte te te gjitha partive politike. Kjo edhe per faktin qe reformat ne fushen e pensioneve zgjatin me shume se nje apo dy mandate qeverisese. Zakonisht, keto reforma zgjasin nga 15 deri ne 35 vjet. Nga ana e grupit teknik do te propozohen disa variante reformash me te gjitha kostot perkatese. Sipas eksperteve skema e re, do t'u ofroje perfituesve te saj dy masa pensioni, cka do te thote perfitime te medha.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›