E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantët kthehen për pushimet verore, fluks në pikat kufitare

TIRANE - Emigrantët vijojnë të kthehen në vendlindje për të kaluar pushimet e verës. Fluksi është rritur ndjeshëm në fundjavë në pikat kufitare me Greqinë, si dhe në portet kryesore të vendit, Vlorë dhe Durrës.

Mësohet se në portin e Durrësit është regjistruar një numër i lartë udhëtarësh që vijnë në Shqipëri nga Italia. 5 tragete kanë mbërritur tashmë në port ndërkohë që priten edhe dy të tjerë gjatë orëve në vazhdim. Numri total i udhëtarëve në 7 tragete arrin deri në 7 mijë persona.

Ndërsa në Portin e Vlorës kanë mbërritur sot 2 tragete nga Italia, me 944 udhëtarë dhe 142 automjete.

Ndërkohë nga pika kufitare e Kapshticës, në Korçë, gjatë 24 orëve ë fundit kanë hyrë nga Greqia 4970 persona dhe 1654 automjete. Pala shqiptare punon me 6 sportele, ndërsa pala greke me 2 të tilla. Mësohet se në doganën e Kapshticës ka ende një fluks të lartë udhëtarësh, por nuk janë regjistruar radhë të gjata.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›