E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të rilindim

Share

Nga Flogert Muça

Tek po dëgjoja me pak interes verdiktin e gjykatës për një krim shtetëror e tek po vuaja në agoni lëngimin e drejtësisë e vdekjen e saj të pritshme, mu duk njëkohësisht sikur dëgjova një zë që kërkonte ndihmë. Ishte zë i mekur,i vrarë, engjëllor e i pambrojtur i cili, në lëngatën e fundit donte dhe ai pakëz shpresë. U trondita, fërkova sytë por spo shihja gjë. Ai zë vazhdimisht më këmbonte në shpirt e jo në vesh. U mundova të qetësoj veten por jo, ishte e pamundur. Vetë shpirti më ishte indinjuar e ziente me tërbim. Pas një copë here fillova të ndjej që zëri ishte një thirrje për të mos e humbur shpresën, e emri i zërit ishte, Drejtësi. Pashë rreth meje”miqtë” e mi krejt te hallakatur e indiferentë ndaj vdekjes së rëndë që ndodhi në shtetin tonë. Ata, palo homosapiensët që bënë vrasjen më të pashembullt, festojnë atë që të thjeshtët njerëz anembanë vendit vajtojnë. Të rrënuar nga përdhunimet që shohin ëdo ditë njerëzit e zakonshëm tanimë më dukej sikur kishin humbur fatkeqësisht edhe shpresën. “Miqtë” e mi vazhdonin me zhurmën e tyre të mbysnin faktin që një përdhunim kishte ndodhur. Kjo vdekje e rëndë ishte e zakonshme e papërfillshme nga “ata” por, nga ana tjetër ishte një e keqe qe slinte askënd pa zaptuar. Zëri nga brenda vetes u bë edhe më i fortë, shpirti akoma më i revoltuar. Ajo që ndodhi nuk ma veniti shpresën por, më dha fuqi, nuk më hoqi te drejtën por ma shtoi akoma më tepër,nuk më paralizoi por, më dha forcë brenda vetes për të thënë me zë akoma më të lartë se, gjithëka hyjnore duhet te rilindë e detyra jonë është të mos e lëmë ti harrohet emri asaj që na e bën jetën të bukur e të barabartë pra, Drejtësisë. Ajo vdiq me disa akte vrastare të pashembullt e te paskrupullt, me një tradhti të pashoqe e me një goditje fatale në sy të të gjithë atyre që pa të sjetojnë dot. U vra nga oreksi i atyre që vetëm me lirinë e popullit ska kurrë mundësi të shuhet. Ajo kërkonte ndihmë dhe tanimë unë e kisha kuptuar por, kjo smund të bëhej duke ndenjur duarkryq e duke e lënë fatin të na sundojë pambarimisht kur ai është i shkruar nga të babëziturit e më të të pistët në vend sepse, absurditeti në këtë rast do ishte fatal. Plumbi në ballë që ju dha të gjithë pushtetshmit popull me 21 janar kishte bërë që njerëzit mbarë të binin në pesimizmin e mosmundësisë së ndryshimit e ndëshkueshmërisë së atyre që përgjakën, e më pas i thanë spe gjë vetë atë ,Popullin e gjithpushtetshëm, sovranin e padiskutueshëm. Frika se mos e drejta svjen dhe po ta kërkosh është frika nga të jetuarit. Të jetosh me frikë e pa ditur ëështë e jotja por, me mendjen “si të vejë ” është tragjedia e ëdo periudhe. Drejtësia do emrin e saj të lavdishëm të shkruar me shkronja e lëvrime të bardha, për një jetë te barabartë e kjo, bëhet vetëm me indinjimin e të pafajshmëve e të cenuarve rëndë që në kë të rast janë një popull i tërë. Ska vend për ata që thonë: -  është e pamundur,sjua pranoj as miqve te mi këtë teori pasi, ëdo gjë që është në të mirë të shumicës arrihet absolutisht,vetëm falë indinjimit të gjithsecilit. Të lejosh të jesh i shtypur dhe me koshiencë të plotë, të thuash që jam i tillë dhe sbë j dot asgjë për ta ndryshuar është tragjike për një shoqëri ku kasapët Berishiene, dinë vetëm të therin qofshin këta pre frymore ose jo. Andaj të mos lejojmë që drejtësia (sië thosh një i menëur) të jetë si rrjeta e merimangës ku insektet e vogla mbesin brenda e të më dhatë depërtojnë por, të themi që ajo që është e të gjithëve të rrijë ashtu, e pacenuar nga askush e e pastër si asgjë tjetër. Le ti japim një mesazh dhe skeptikëve më të ëmendur dhe haleve më të pista që qelbin gjithëka ju del para që, ajo që vdiq dje është e shenjtë dhe do te rilindë falë forcës dhe vullnetit të mirë të ëdonjërit që do të jetojë i lire, e që për fatin tonë të mirë janë shumë dhe mbajnë mbi supe pushtetin absolut;ata janë vetë populli.!Sështë koha të vajtojmë atë që vdiq por, meqë kemi mundësinë vendimmarrëse ta kthejmë në jetë atë ,le ta bëjmë pa humbur kohë, para se berishienët ,këta arkitektë  të shëmtuar e të prishur të varrosin gjithkënd duke filluar nga Shpresa. Të jemi bashkë për ti thënë të gjithëve që sështë e pamundur asgjë në të drejtë të progresit e një jete më të mirë dhe sikur te kemi përpara Luanë të vërtetë e jo thjeshtë ca ëimka te pabesa që të vrasin natën e të qajnë ditën e pse jo, të vrasin ditën e të thonë që :- ti spe gje ndaj hesht në sdo të jetë hera e fundit që flet në këtë botë. Nëse ne themi që kjo bëhet e jemi të bërë bashkë, ëdo gjë jam i sigurt që bëhet. Shpirti i njeriut nuk është kurrë i qetë nëse ëdo gjë sështë në vendin e vet ndaj, në duam të jetojmë të qetë, bëhemi bashkë e ëojmë në vend atë që me pabesi e dhunë të ëfarëdollojshme na ka lëvizur maskaralleku i disa të marrëve që I ka kërrusur  ligësia vrastare. Të gjithë bashkë ,me të rejat e të rinjtë si forca më e pashtypshme e perspektiva e së nesërmes e me ata që janë lavdia e së djeshmes e frymëzimi te sotshmes për të bërë atë që në 100 vjet shtet është jetike: Një rilindje të gjithanshme!

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›