Koha për t’u kthyer te familja!
Mes ndryshimeve të shumëllojshme në konceptimin e mënyrës së jetesës në dy dekada e kusur demokraci, s’ka se si të mos tërheqë vëmendjen një sjellje e çuditshme, e cila nuk kuptohet si fatkeqësi, përkundrazi, si diçka normale dhe në frymën e “zhvillimeve civilizuese”. Ne shohim sot në Shqipëri, kriza të ndryshme (politike, ekonomike, psikologjike, sociale, identiteti...), por mbi të gjitha duket kriza familjare që ka sjellë humbjen e shumë vlerave si rezultat i mosmarrëveshjeve dhe i mosbegenisjes së kultivimit të së ardhmes së saj të shëndetshme. Rritja e divorceve, zvogëlimi i lindjeve, bashkëjetesa pa kurorë, krijimi i lidhjeve të paqëndrueshme e që më shpejt përfundojnë se sa fillojnë, janë disa nga karakteristikat kryesore të krizës që vihen re në familjen e sotme shqiptare.
Por çfarë vihet re edhe me më shumë habi! Përpos shqetësimit për shtimin e frikshëm të përqindjes së konflikteve dhe divorceve, shpërbërja e familjes, tanimë nuk përbën më një lajm të kobshëm dhe të rëndë. Gjithnjë e më shpesh dëgjojmë për dhunë brenda familjes, dukuri që i vë fitilin qëndrueshmërisë e paqes dhe traumatizojnë psiqikisht të mëdhenj dhe të vegjël. Sigurisht, kur kjo bërthamë bazë e shoqërisë tronditet, pra vatra familjare që e mbron njeriun dhe siguron progresin e tij, atëherë plagoset rëndë vetë njeriu si personalitet dhe çon në shkallë të gjerë, sikurse thotë një autoritet fetar, në dekadencë shpirtërore.
Pështjellimi i përgjithshëm, i cili përbuz vlerat njerëzore, e ka çuar familjen shqiptare në një krize të shumanshme. Në aspektin institucional, në Shqipëri, Europë e më gjerë, demokristianët që kanë në thelb vlerat e krishtera dhe ato të humanizmit, i mëshojnë më shumë se kushdo tjetër “kohës për njëri-tjetrin”, pra përkushtimit të thelbit dhe jo të formës sociale në familje. Kontributi i tyre është në ndërtimin e marrëdhënieve harmonike, fëmijëve dhe prindërve, mbarëvajtjes familjare me një besnikëri të ndërsjelltë, me mirëkuptim, frymë faljeje, përkushtim dhe vetësakrifikim. Qëllimi është i qartë: Respektimi i sinqertë për dinjitetin e çdo njeriu dhe lirinë e tij të vërtetë. Pjesa më e mirë e vetes sonë është e lidhur me familjen, e cila mbetet njësia matëse e stabilitetit tonë sepse mat kuptimin tonë për jetën.
Por, problemet në familje janë shtuar kurse mirëkuptimi dhe harmonia janë pakësuar. Marrëdhëniet e ngrohta që ekzistonin dikur në traditën shqiptare kanë filluar të ftohen. Shohim gra dhe burra që nuk dinë cili është roli i tyre. Raportet e prindërve me fëmijët kanë humbur ngrohtësinë dhe butësinë. Përbuzja dhe mosrespektimi janë bërë pjesë e sjelljes. Gjuha e dashurisë dhe komunikimit të ndërsjellë është zëvendësuar me atë të injorimit. Të gjitha këto dhe të tjera janë gjëra që duhet të na shqetësojnë të gjithëve. Ato janë kambana alarmi që duhen marrë seriozisht. Për këtë është e nevojshme jo vetëm mesazhi personal dhe social, por edhe ai institucional që ka fuqi më të lartë vepruese. Gjithsesi, ka edhe lajme të mira dhe shpresëdhënëse. Te pjesa më e madhe e shqiptarëve, koncepti i familjes është ende i shenjtë. Ndoshta edhe për faktin se koncepti për familjen nuk ka ndryshuar plotësisht. Kjo ka bërë që në këtë gjullurdi ndryshimesh të ketë edhe familje që janë të qëndrueshme dhe me një edukatë të denjë qytetare. Gjithsesi, ndryshimet që kanë ndodhur në jetën politike, sociale e ekonomike nuk mund të mos ndikojnë. Një përshtatje e gjithçkaje të mirë të traditës me konceptet moderne perëndimore për familjen veçse anë pozitive ka. Këtë mund ta bëjnë vetëm strukturat e organizuara, të cilat duhet të merren gjerë e gjatë me mbajtjen gjallë të konceptit të ruajtjes dhe vlerave që mbart. Ndaj, është koha për t’u kthyer te familja!
(er.nu/GSH/BalkanWeb)