Emigrantët kthehen për të votuar, fluks në Kapshticë
KORCE – Zgjedhjet e së dielës kanë rritur fluksin e emigrantëve që udhëtojnë drejt Shqipërisë, për të marrë pjesë në votime. Qindra udhëtarë dhe emigrantë kanë hyrë nga pika kufitare e Kapshticës, në 24 orët e fundit.
Sipas autoriteteve doganore, janë rreth 60 autobusë, të cilët kanë hyrë në 24 orët e fundit, të organizuar nga dy forcat e mëdha politike. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se fluksi pritet të rritet në orët e mbrëmjes, pasi dy partitë e mëdha kanë prenotuar linjat e udhëtimit dhe priten shifra të larta të hyrjes së emigrantëve.
Pavarësisht fluksit, janë marrë të gjitha masat për të shmangur radhët në kufi. Pala shqiptare punon me 8 sportele, ndërsa pala greke me 3 të tilla.
(er.nu/news24/BalkanWeb)