Myslimanët, thirrje për zgjedhjet: Dilni të gjithë në votime dhe me qetësi
Tiranë- Komuniteti Mysliman i Shqipërisë i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë pa dallim feje që ti shoqërojnë këto momente të zgjedhjeve parlamentare me qetësi, maturi dhe harmoni të plotë mes tyre.
Drejtuesit e komunitetit më të madh fetar në Shqipëri kanë deklaruar se të gjithë kanë të drejtën kushtetuese të shprehin me votë bindjet e tyre politike, por sipas tyre kjo gjë duhet bërë në bazë të normave më të bukura që trashëgon populli ynë.
Gjatë deklaratës për shtyp, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka shprehur paanshmërinë ndaj spektrit politik, si dhe distancohet ndaj çdokujt që përdor emrin e këtij institucioni dhe tenton të flasë në emër të fesë për efekte elektorale.