Krujë, policia shpall në kërkim një 28-vjeçar, dyshohet për blerje votash
KRUJE – Policia e Krujës ka shpallur në kërkim 28-vjeçarin Islam Sefa (Xaka), i cili dyshohet për blerje votash. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se 28-vjeçari dyshohet se u ofronte para banorëve të fshatit Nuaj, me qëllim që të votonin në favor të një subjekti elektoral.
“Nga informacionet që strukturat policore të Krujës kishin grumbulluar mbi zhvillimin e aktivitetit të ofrimit e shpërndarjes nga ky shtetas të shumave të parave banorëve të fshatit Nuaj me qëllim që të votonin në favor të një subjekti elektoral, më datë 22.06.2013, rreth orës 01:30, gjatë kohës kur personi në fjalë lëvizte me automjetin e markës Jeep Grand Cherokee me targa AA 140 FC në funksion të këtij aktiviteti, i është dhënë shenjë për ndalim nga punonjësit e policisë; urdhër të cilit personi në fjalë nuk i është bindur dhe ka tentuar te largohet me mjetin e tij. Në pamundësi për t’u larguar, ky shtetas ka braktisur mjetin dhe ka mundur t’i shmanget kapjes nga shërbimet e Policisë, i favorizuar nga terreni me reliev të lartë, me bimësi dhe kushtet e errësirës. Ndërkohë vijojnë masat për kapjen e tij”,- thuhet në njoftimin e policisë.
Gjate kryerjes së veprimeve të para hetimore, në automjetin me të cilin udhëtonte 28-vjeçari u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një çantë supi brenda së cilës kishte 76 copë kartëmonedha të prerjes 2000 leke, 70 copë kartëmonedha të prerjes 1000 lekë, 53 kartëmonedha të prerjes 50 euro, 2 telefona celularë, si dhe një bllok shënimesh me të dhëna mbi aktivitetin në fjalë.
“Sa më sipër u kryen gjithë veprimet e para hetimore, të cilat do t’i kalojnë për ndjekje penale Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Dhënie e shpërblimeve apo premtimeve” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë rendit publik”, parashikuar nga nenet 328 dhe 242 te Kodit Penal.”- bëri të ditur policia.
Policia rikujton komunitetin se ofrimi ose dhënia e të hollave, bërja e premtimeve për vende pune ose favorizime të tjera në cilëndo formë, por edhe pranimi i të hollave, premtimeve apo favorizimeve të tjera me qëllim marrjen e firmës për paraqitjen e kandidatit, për të votuar pro ose kundër një kandidati apo për të marrë apo jo pjesë në votime përbën vepër penale, sanksioni i së cilës varjon nga gjobë-burgim deri 2 vjet.
(er.nu/BalkanWeb)