E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyqi për truallin e Fondacionit Eleonore, Gjykata vendos prishjen e objektit të kultit

TIRANE – Në Gjykatën e Tiranës ka përfunduar procesi gjyqësor mes Fondacionit Eleonorë dhe 12 pjesëtarëve të familjes Vorpsi, që pretendojnë pronësi mbi sipërfaqen e tokës ku Eleonora Bregu, e vetëshpallur si shenjtorja Eleonorë, ngriti të ashtuquajturin 'Vakëfi i Shenjtë i Lidhjes Hyjnore'.

Gjykata e Tiranës vendosi prishjen e objekteve fetare dhe detyron Fondacionin Eleonorë të paguajë një “qera” përdorimi, rreth 33 milionë lekë të vjetra. Gjykata ka vendosur gjithashtu që të kalojë në pronësi të paditësve Vorpsi edhe një pjesë të truallit prej 748 metrash.

Në padinë e tyre, 12 pjesëtarët e familjes Vorpsi kërkonin kthimin e pasurisë së paluajtshme, truall nr.109/208 me sipërfaqe 2800 m2; pasurinë truall nr.109/207 me sipërfaqe 1500 m2; pasurinë truall nr.109/206 me sipërfaqe 2900 m2 (gjithsej 7200 m2) si dhe kërkonin të njiheshin si pronarë mbi këto 3 pasuri të paluajtshme. Familja Vorpsi kërkonte jo vetëm kthimin e sipërfaqes së madhe të pronës, por edhe fitimet e munguara, që do të kishin mbledhur realisht nëse do ta kishin shfrytëzuar këtë pronë.

'Shenjtorja' Eleonorë, e cila drejtonte prej vitesh një mision fetar, para se të vetëvritej në 15 nëntor të 2011-ës, kishte shkruar një letër, ku ndër të tjera shprehej se: "më mirë vetëvritem, sesa lë tokën e zotit", duke nënkuptuar pikërisht Vakëfin e Shenjtë të Lidhjes Hyjnore, ndërtesë e cila ishte ngritur mbi një truall që pretendohet dhe nga një familje e vjetër tiranase.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›