Lushnje/ Asnje shenje identifikimi per te riun
Lushnje- Kufoma e gjetur e masakruar disa jave me pare ne afersi te fshatit Tre Urat, mbetet ende pa meer. Deri dje jane interesuar vetem tre familje, kurse dosja eshte plotesuar dhe fotoja eshte shperndare ne te gjitha komisariatet e vendit, si dhe Interpol Tiranes. Ekspertet dyshojne se viktima, i cili eshte goditur me mjete te forta ne koke per vdekje dhe me pas eshte djegur me benzine, eshte nje emigrant, ose i ardhur nga Kosova e Maqedonia per pushime ne Shqiperi. Sipas shefit te krimeve ne komisariatin e Lushnjes, Gramoz Traga, mesohet se pergjate javes qe u mbyll, jane paraqitur tre familje per te pare nga afer te dhenat dhe fotot e viktimes se gjetur. Traga pohoi se tre familjet kane qene nga qytete larg Lushnjes, dy familje nga Dibra dhe nje nga Tirana. Sipas rrefimit te te interesuarve, emrat e te cileve nuk u bene publik, femijet e tyre ishin larguar nga banesa per qellime emigrimi qe prej te pakten pese vitesh dhe nuk kishin marre me kontakte me ta. Pasi kane pare dosjen e kompletuar, karakteristikat dhe shenjat e vecanta, ata jane larguar, duke pohuar se kufoma e gjetur e masakruar disa jave me pare ne afersi te fshatit Tre Urat, nuk u perkiste djemve te tyre. Hetimet po i kryen ende zyra e krimeve ne komisariatin e Lushnjes, duke pyetur banore te fshatrave perreth, por pa siguruar te dhena e informacione qe te cojne tek identiteti i viktimes dhe autoret e krimit. Verifikime mesohet se jane bere edhe ne disa fshatra te rrethit Elbasan, por pa rezultat. Pritet qe kufoma te varroset pasi nuk mund te qendroje me gjate ne morg per shkak te dekompozimit dhe kushteve.
Tre familjet e interesuara kane deklaruar se djemte e tyre nuk ishin bere me te gjalle pas emigrimit ne Itali e Greqi. Mosha e tyre varion nga 20, deri ne 25 vjec, po aq sa kufoma e gjetur ne zonen e Grabianit. Policia heton ne pisten e hakmarrjes, pasi ende nuk eshte kryer identifikimi dhe krimi eshte monstruoz.
Xh.Beharaj
Tre familjet e interesuara kane deklaruar se djemte e tyre nuk ishin bere me te gjalle pas emigrimit ne Itali e Greqi. Mosha e tyre varion nga 20, deri ne 25 vjec, po aq sa kufoma e gjetur ne zonen e Grabianit. Policia heton ne pisten e hakmarrjes, pasi ende nuk eshte kryer identifikimi dhe krimi eshte monstruoz.
Xh.Beharaj