Radhe ne kufi, greket shtojne vetem nje sportel

Rikthehet ankthi ne pikat kufitare te Kakavijes dhe te Kashptices. Ashtu sikurse u paralajmerua edhe ne nje artikull te botuar dje ne gazeten “KJ”, numri i te kthyerve ka arritur kulmin ne fundjave, kurse sportelet ne krahun e doganes greke kane qene te pamjaftueshem. Pas perfundimit te pushimeve verore ne vendlindje, nje numer i konsiderueshem emigrantesh eshte dyndur diten e djeshme ne sportelet e kontrollit te Kakavijes shqiptare dhe greke, per t’u kthyer serish ne Greqi. Nderkohe per shkak te fluksit te renduar dhe dyndjes ne te njejten kohe, emigranteve shqiptare iu eshte dashur te presin per rreth 4 ore nen diellin pervelues te gushtit, ndersa ka pasur edhe te moshuar qe shfaqen probleme shendetesore.
Radha e krijuar ka shkuar deri ne 4 kilometra me automjete qe prisnin te hynin ne token greke. “Mengjesin e se shtunes, (dje), kontrolloret e Kakavijes u perballen me nje fluks te renduar te emigranteve qe ktheheshin ne token greke”, thote zedhenesi i policise se Gjirokastres, Gentian Mullai. Ne keto kushte dogana shqiptare ka shtuar menjehere numrin e sporteleve te kontrollit ne 8 te tille. Emigrante te moshave te ndryshme, gra dhe femije, kane pritur rreth 4 ore ne radhe, nen rrezet perveluese te diellit, per te perfunduar procedurat e kontrollit te dokumenteve. Rreth ores 10:00 te se shtunes, drejtori Rajonal i Kufirit dhe Migracionit, Vasil Valera, ka marre kontakte me homologet e tij greke te policise se Kakavijes, per te perballuar kete situate. “Pala shqiptare i kerkoi policise greke rritjen e numrit te sporteleve”, thone burimet policore, pjesemarrese ne kete takim. Nderkohe pas takimit me palen shqiptare, policia greke e Kakavijes ka shtuar ne 5 numrin e sporteleve.
Te dyja policite kerkuan qe emigrantet te perdornin si pika hyrje dhe dalje, edhe dogana te tjera kufitare mes Shqiperise dhe Greqise. Nderkohe me kalimin e oreve te vapes gjendja fizike e disa emigranteve kryesisht te te moshuarve, ka ardhur duke u renduar. “Me kerkese te emigranteve ne derguan ne doganen e Kakavijes autoambulanca dhe ekipe mjekesore te specializuara per te perballuar cdo rast urgjence ne lidhje me kujdesin shendetesor”, thote drejtori i spitalit te Gjirokastres, Nikolla Zhulla. Rreth ores 16:30, gjendja ne doganen e Kakavijes ka ardhur duke u normalizuar. Sipas shifrave te publikuara nga policia lokale, gjate dites se shtune kane hyre ne token greke nepermjet doganes se Kakavijes rreth 5 mije emigrante dhe 900 autovetura.
Ne Kapshtice, gjate dites se djeshme eshte vene re nje vonese ne punen e pales greke dhe si pasoje jane krijuar radhe automjetesh qe kane arritur deri ne nje kilometer ne territorin shqiptar. Pas mesdites, nga ana e pales greke eshte punuar me ritme normale dhe jane perballuar ne nje kohe me te shkurter hyrjet e daljet ne te dy anet e kufirit. Sipas te dhenave, me shume se 3 mije persona kane kaluar deri mesditen e se shtunes per ne Greqi dhe keta kane qene kryesisht emigrante.
Aksidentohet turku
Nje punetor turk, 35 vjec, perfundoi ne spital ne gjendje kritike per jeten ndersa u aksidentua gjate procesit te ndertimit te nje prej urave gjigante ne Rreshen, prane Ures se Fanit te Vogel. Ngjarja ndodhi rreth ores 11:00 te dites se djeshme, kur Altan Bulic ra nga lartesia e vincit, duke demtuar shtyllen kurrizore.
Flasin emigrantet
“Kater ore ne pritje, u stresuam”
Nertila Copa ka nisur rrugen e kthimit per ne Greqi me familjen, ndersa eshte ne ankth per pritjen e gjate. “Kemi rreth kater ore qe presim ketu ne dogane. Kemi ardhur qe ne oren 03:00 te mengjesit dhe megjithese ora shenon 07:00, ende nuk kemi perfunduar. Nuk e kuptoj kete situate, cdo vit e njejta gje ketu ne Kakavije, pritje dhe stres. Mendoj se ne emigrantet duhet te perkraheshim, pasi me kete qe po heqim nuk te shkon me mendja per te ardhur ne Shqiperi per pushime”, thote ajo.
“Jemi ne ankth, gati na bie te fiket”
Nevzat Lelaj eshte nje tjeter emigrant qe pret radhen ne Kakavije per te kaluar pertej kufirit. “Te thuash qe kemi kater ore qe presim ketu ne Kakavije eshte pak. U nisem heret nga Fieri me deshiren se nuk do te gjenim radhe, por shikojme se jane me qindra makina qe po presin. Duket sikur radha nuk ecen fare. Mire ne qe jemi te rritur ne moshe, po femijet si mund te qendrojne ne kete diell pervelues. Disave gati sa nuk po u bie te fiket. Cdo vit vetem radhe gjen ketu ne Kakavije”, perfundon Nevzati.