E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantet ne BE te rrezikuar nga varferia

Organizmi evropian i statistikave Eurostat njoftoi disa dite me pare se emigrantet me banim ne Bashkimin Evropian kane probabilitet me te larte te bien ne varferi te bejne pune per te cilat jane te pakualifikuar apo te jetojne ne shtepi te mbipopulluara. Sipas te dhenave emigrantet qe jetojne ne Greqi dhe Itali perballen me veshtiresi edhe me te medha ne krahasim me ata qe jetojne ne vendet e tjera te BE-se. Duke ju referuar ketij organizmi behet me dije se 45 per qind e te huajve qe jetojne ne Greqi jane te rrezikuar te bien ne varferi dhe perjashtim nga shoqeria nderkohe qe per vendesit rreziku i renies ne varferi eshte 23 per qind. Rreth 49 per qind e te huajve ne Greqi banojne ne shtepi te mbipopulluara nderkohe qe mes vendesve vetem 26 per qind jetojne ne kushte te keqija. Per Italine hendeku mes vendesve dhe te huajve eshte me i vogel se sa ne Greqi por gjithsesi me i larte sesa mesatarja e BE-se.

Rreth 70 per qind e te huajve qe jetojne ne Greqi jane shqiptare kurse ne Itali shqiptaret perbejne 11 per qind te popullates se huaj. Irlanda dhe Britania e Madhe duket se jane vendet me te mira per te qene emigrant per shkak se ketu hendeku mes vendesve dhe te huajve eshte shume i vogel. Nderkohe ne Hungari emigrantet e varfer jane me te pakte ne raport me vendesit e varfer por kjo per shkak se te huajt ne kete vend jane me se shumti punetore te kualifikuar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›