Grindje mes te rinjve plagoset me thike 20-vjecari
Nje 20-vjecar eshte plagosur mesditen e djeshme ne Fushe-Kruje. Burime nga policia bejne me dije se 20-vjecari Gerti Ujka eshte qelluar me thike nga nje bashkemoshatar i tij.
Menjehere 20-vjecari eshte derguar me urgjence ne Spitalin Ushtarak ne Tirane dhe gjendet ne sallen e reanimacionit pasi ka pesuar demtime ne bark. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas nje grindjeje mes disa te rinjsh nderkohe qe policia ka shoqeruar 5 persona te cilet po merren ne pyetje per te zbardhur shkaqet e plagosjes se 20-vjecarit.