E Diel, 1 Nëntor 2026

Emigrantet nga Afganistani masakruan me thike shqiptarin

Athine Sherri pas nje zenke per motive te dobeta

Pese klandestine qelluan me thika dhe me shishe birre nje adoleshent shqiptar per motive te dobeta. Ngjarja u zhvillua mbremjen e se merkures ne qender te Athines ne afersi te kishes ne Agjios Panteleimonas. Nje adoleshent shqiptar mosha e te cilit akoma nuk eshte bere e ditur po zihej me fjale me disa emigrante nga Afganistani. Keta te fundit e qelluan me thike emigrantin shqiptar ndersa per te qetesuar gjendjen i erdhen ne ndihme dy greke nje student dhe nje punonjes i nje dyqani aty prane. Ndersa sherri po zhvillohej ne beteje u futen edhe disa afgane te tjere te cilet plagosen me thike emigrantin shqiptar dhe studentin grek. Menjehere ne vendngjarje mberriti policia e cila beri te mundur arrestimin e 3 te rinjve nga Afganistani ndersa jane ne kerkim per pjesetaret e tjere te grupit.

Ngjarja nuk mbaroi ketu pasi adoleshenti shqiptar shkoi ne shtepi i gjakosur dhe tha se e kishin qelluar disa afgane. Atehere nje grup i madh shqiptaresh me thika e bomba molotov ne dore u sulen per ne Agjio Panteleimona. Shkuan ne lokalin e nje afgani dhe hodhen atje bomba molotov me pasoje te digjen disa materiale druri ndersa nuk u lendua asnje person. Policia e Athines po heton shkaqet e ngjarjes qe ka te beje me nje incident ne vendin ku emigrantet presin per pune. Dymbedhjete ore pas sherrit midis shqiptareve dhe afganeve ne qender te Athines nje tjeter sherr u zhvillua midis emigranteve shqiptare dhe atyre te Afganistanit ne te njejtin vend ku ndodhi mbremjen e kaluar. Ne Omonia dhe ne shume vende te tjera emigrantet dalin ne oret e para te mengjesit duke pritur te gjejne fatin e tyre qofte edhe per nje dite pune. Sipas mediave greke nje nga keto vende eshte edhe sheshi te kisha Agjios Panteleimonas ku u zhvillua sherri i madh me rezultat plagosjen e nje adoleshenti shqiptar dhe te nje studenti grek.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›