E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjobe 1 milion euro Dritan Priftit

Krimet e Renda Kercenimi eshte derguar me dy email-e ne posten elektronike. Permbajtja Parate ose te vrame familjen

Duam nje milion euro. Nese nuk paguan do te te vrasim familjen. Kjo eshte permbajtja e nje email-i kercenues qe ka mberritur ne posten elektronike te ministrit ne ikje te Ekonomise Dritan Prifti. Persona te paidentifikuar i kane derguar deputetit te LSI-se dy email-e kercenuese dhe shantazhuese duke i kerkuar edhe shumen e majme. Kallezimi eshte regjistruar dy jave me pare ne Prokurorine e Krimeve te Renda ne Tirane e cila ka filluar nje hetim te plote te ketyre fakteve. Grupi hetimor drejtohet nga prokurori Besnik Muci i cili ka urdheruar policine gjyqesore te kryeje nje sere procedurash. Fillimisht jane marre deklarimet e deputetit te Qarkut te Fierit i cili i ka servirur organit te prokurorise edhe provat materiale madje i ka printuar email-et duke ia servirur akuzes.

Email-et

Burime nga Prokuroria e Krimeve te Renda thane se prej dy javesh kane regjistruar kallezimin penal te deputetit Dritan Prifti nen akuzen e gjobevenies. Nje adrese anonime i ka derguar dy letra email ne adresen private duke i kerkuar qe te paguante nje milion euro ose ne te kundert do i vrisnin familjen. Burime nga prokuroria thane per gazeten se ne email-e deputetit Prifti i permendeshin edhe levizjet e tij itinerari nga Fieri ne Tirane vendbanimi i tij si dhe disa orare te tjera qe e kane shqetesuar se tepermi Priftin. Akuza pohon se permbajtja e dy email-eve vazhdonte me permendjen e levizjes se familjareve te tij ku banonin dhe cilin vend frekuentonin se fundmi. Mesazhi eshte printuar dhe i eshte servirur organit te prokurorise nga vete deputeti. Hetuesit kane keqyrur kompjuterin e ministrit ne ikje te Ekonomise duke marre edhe gjurmet qe mund te kene lene email-et. Ne ndihme te akuzes jane vene edhe disa specialiste te elektronikes te cilet kane marre te gjitha te dhenat nga serveri qe i percjell internet kompjuterit te ministrit. Nga te dhenat e para rezulton se email-et kane qene anonime dhe hetuesit jane munduar te identifikojne vendin nga ku eshte nisur ky mesazh kercenues. Paraprakisht ka dyshime se keto email-e jane nisur nga nje kompjuter jashte territorit te Republikes se Shqiperise dhe tashme duhet nje hetim i gjate dhe i gjere per identifikimin e personit. Megjithate organi i prokurorise ka disa te dyshuar duke i vene ne vezhgim dhe pergjim.

Sms-te

Ministri ne ikje i Ekonomise Dritan Prifti ka depozituar tri dite me pare ne Prokurorine e Tiranes nje kallezim. Ai pretendon se ne celularin e tij kane ardhur disa SMS kercenuese me jete ndersa i ka kerkuar ndihme organit te prokurorise. Kjo e fundit konfirmoi se ka regjistruar diten e marte nje kallezim te deputetit Dritan Prifti i cili nuk permend emra por thjesht nje fabul. Burime nga akuza kryeqytetase thane se materiali i referuar nga Prifti i eshte servirur drejtuesit te prokurorise Sokol Malaj. Sipas procedurave brenda nje harku kohor te 10 diteve titullari i akuzes duhet te vendose nese materiali ka veper penale ose jo. Nese ka dosja i kalohet prokurorise se linjes nese jo ajo pushohet. Megjithate referuar kallezimit te Priftit akuza sqaron se materiali nuk permend emra personash te dyshuar si autore te ketyre SMS-ve kercenuese. Ditet e fundit vete Prifti ka deklaruar se nje kercenim i tille mund ti kete ardhur per ceshtje politike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›