E Shtunë, 31 Tetor 2026

KMSH harron sherrin vendos krijimin e nje universiteti te ri

Zhvillimet

Ndersa mes myslimaneve ka shperthyer nje tjeter konflikt me shkarkime dhe akuza kreu i Komunitetit Mysliman Selim Muca ka deklaruar se Keshilli i Pergjithshem vendosi ngritjen e nje Universiteti te Shkencave Islame ne Shqiperi. Kryesia e KMSH-se ne mbledhjen e radhes ka marre nje vendim historik per hapjen e universitetit te shkencave islame ne Shqiperi. Ky universitet do te synoje dhenien e nje arsimi te larte te pershtatshem me kulturen traditat dhe karakteristikat e shoqerise shqiptare duke mbajtur ne bazat e tij themelet dhe kushtet e besimit e fese islame. Me hapjen e ketij universiteti te rinjte shqiptare nuk do te kene nevoje te shkojne ne vendet e huaja per te vazhduar studimet teologjike deklaroi Muca ne nje komunikim me median. Sipas tij ky universitet do te jete nje institucion i standardeve nderkombetare duke synuar terheqjen dhe arsimimin e te rinjve jo vetem nga Shqiperia por edhe nga vendet e rajonit dhe Europa duke u bere keshtu nje qender e promovimit te vlerave islame shqiptare. Me kete rast dua te falenderoj te gjitha mediat te cilat kane qene mjaft korrekte dhe kane bere nje pasqyrim real te situates. Gjithashtu dua te falenderoj perzemersisht te gjithe myftinjte ne rang vendi vecanerisht imamet e Tiranes por edhe te gjithe Shqiperise besimtaret dhe qytetaret e shumte qe me ane te telefonatave dhe mesazheve kane shprehur solidaritetin e palekundur dhe mbeshtetjen ndaj meje e institucionit tone perfundoi Muca.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›