E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbi tre vjet korrupsion me akomodimin e studenteve

Ndjekje penale arketares llogaritares dhe 7 administratoreve te konvikteve

Per tre vjet rresht administrata e konvikteve te Inxhinierise se Ndertimit i ka vjele studentet duke u marre para per ti regjistruar ne konvikte e duke u vjedhur siguracionet. Policia e Tiranes ka publikuar dje detajet e operacionit ku shpjegoi se nga te shoqeruarit e dy diteve me pare jane lene me arrest shtepie dy persona nderkohe qe shtate te tjere jane vleresuar me masen e sigurise detyrim paraqitjeje.

Ne nje konference per shtyp zedhenesja e Policise se Tiranes Alma Katragjini deklaroi se ne vijim te operacioneve te fundit nga Sektori Kunder Krimit Financiar ne bashkepunim me Njesine Taks-Force te Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane u finalizua operacioni i koduar Akomodimi duke ekzekutuar vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane per caktimin e mases se sigurimit personal arrest ne shtepi per dy persona dhe detyrim paraqitjeje per shtate te tjere. Sipas te dhenave zyrtare keta persona ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane pervetesuar ne menyre te kunderligjshme siguracionet e studenteve siguracione qe keta studente duhet ti terhiqnin ne fund te viteve shkollore nga viti 2006 e deri ne fund te vitit 2009 duke kryer veprat penale te Vjedhje duke shperdoruar detyren dhe Falsifikim i dokumenteve nga persona qe kane per detyre leshimin e tyre. Te gjitha keto mendohet se jane kryer ne bashkepunim. Gjithashtu ata jane te dyshuar se kane marre para per akomodimin e studenteve megjithese kjo ende nuk eshte vertetuar edhe pse ka pasur shume denoncime. Sipas te dhenave e gjithe skema ka filluar qe ne vitin 2006 kur kane ardhur edhe denoncimet e para.

Burimet policore shpjeguan se studentet duhej te paguanin kuoten vjetore per te qendruar ne konvikte por bashke me te paguanin edhe nje siguracion. Ne fund te vitit pasi behej inventari studenteve duhej tu ktheheshin parate e siguracioneve. Por kjo nuk ka ndodhur per gati kater vjet duke sjelle nje vjedhje shume te madhe pasi e njejta situate ka ndodhur per cdo student te regjistruar ne konvikt. Pas denoncimeve te para policia ka nisur hetimin duke bashkepunuar me Prokurorine e Tiranes e cila ka plotesuar dokumentet dhe ka mbeshtetur punen e oficereve te Antikrimit Ekonomik. Me pas policia ka sekuestruar gjithe dokumentacionin e konvikteve duke kapur shkeljet e nepunesve te administrates ku eshte vene re edhe falsifikimi i tyre se pretendohej kthimi i parave te siguracionit te studentet.

Te gjithe te akuzuarit jane shoqeruar ne ambientet e Drejtorise se Policise se Tiranes dhe kane dhene deklaratat e tyre duke mos e pranuar krimin por grupi hetimor tha se ata kane bashkepunuar per te ushtruar kete aktivitet kriminal. Bashkepunimi mendohet se ka ardhur qe nga arketaret llogaritaret dhe administratoret e konviktit ose sic njihen ndryshe si kujdestare. Madje rrjeta e ketij operacioni nuk ka lene jashte as ish-administratoret e konvikteve. Keshtu policia tha se ka proceduar penalisht nje arketare nje llogaritare pese administratore konviktesh dhe dy ish-administratore. Pasi te studiohen gjithe dokumentet atyre pritet tu ngrihen edhe akuza te tjera nderkohe qe materialet i jane referuar prokurorise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›